Zëvëndës Ambasadori italian viziton IKN, vazhdimësi dinamike e bashkëpunimit

Sot patëm kënaqësinë e veçantë të prisnim për vizitë në Institutin Kulinar Neranxi, Zëvëndës Ambasadorin italian, Alberto Petrangeli dhe znj. Lucia Cucciarelli përgjegjëse për Edukimin në Ambasadën Italiane.

Përfaqësuesit e Ambasadës u pritën nga presidenti i Kompania Neranxi dhe drejtues të Institutit Kulinar Neranxi.

Biseda e ngrohtë midis miqsh u përqëndrua tek iniciativa e Ambasadës italiane mbi Javën e Kuzhinës Italiane në Shqipëri ku kompania dhe Instituti Kulinar Neranxi dotë jenë partner në organizime të përbashkëta kulinare.

Zv. Ambasadori Petrangeli komplimentoi organizimin, dimensionin e madh të Institutit Kulinar Neranxi i cili “know how”-un e ka në mbi 70% italian, por gjithashtu edhe faktin që Kompania Neranxi është përfaqësuese në Shqipëri e Kosovë e kompanive italiane me emër dhe që tregëton produkte cilësore të industrisë ushqimore italiane.

Presidenti i Kompania Neranxi z. Nikollaq Neranxi falenderoi diplomatët italianë për vizitën e tyre dhe u shpreh si ishte shumë i kënaqur që përfaqësonte bizneset italiane në Shqipëri dhe Kosovë, e shtoi që ndihej krenar që vëndi mik i Italisë ka kontribuar në kulturën grastronomike dhe kulinare në Shqipëri që rreth viteve 90’ kur edhe kompania Neranxi ka nisur historinë e saj të biznesit dhe, jo rastësisht duke u bërë importuese e produkteve dhe kuzhinës italiane, ambasadore për origjinalitetin dhe cilësinë e saj në botë.

Takimi përfundoi përzemërsisht duke parashikuar vazhdim më dinamik të bashkëpunimit midis Ambasadës Italiane dhe historisë të këtij biznesi Italo-Shqiptar në Shqipëri, Kosovë e më gjerë.

Evente të tjerë

× Si mund t’ju ndihmojmë?