Vizitë e docentes në IKN, mundësi bashkëpunimi me Istituzioni Alberghiero Petronio Pozzuoli (Napoli)

Sot na vizitoi Loredana Cimmino docente në Istituzioni Alberghiero Petronio Pozzuoli (Napoli) e cila pati një impresion shumë pozitiv nga dimensionet dhe performanca e chefave të ardhshëm Neranxi dhe e shkollës më të madhe të Kulinarisë në Ballkan.

Loredana Cimmino u takua edhe me docentët e Institutit Kulinar Neranxi, Laurel Mëhilli dhe Miklovan Zeqo, të cilët shkollën profesionale e kanë kryer në Itali! Një bashkëpunim midis dy shkollave tona tha Cimmino, do ishte shumë i frytshëm.

Instituti Kulinar Neranxi ka shumë kërkesa bashkëpunimi nga shkollat si motra në Itali vetëm se ato duhet të konkretizohen në projekte konkrete në kuadër institucional me Komisionin Europian dhe programet përkatëse Erasmus

Evente të tjerë

× Si mund t’ju ndihmojmë?