“Të njohim personazhet e suksesshëm!” Gaz Paja i ftuar në IKN

Instituti Kulinar Neranxi, shkolla e kulinarisë me eksperiencë 14-vjeçare, pjesë e “Neranxi Group”, ka futur në programin e saj suplementar, takimin e studentëve tanë një herë në muaj, me një personazh të famshëm. Të rinjtë kanë nevojë për modele të suksesshme, që t’i nxisin të jenë më kërkues ndaj vetes, duke u frymëzuar nga këta individë.
Këtë herë kishim të ftuar aktorin e suksesshëm Gaz Paja. Një talent i jashtëzakonshëm, ai është shumë i dashur për të rinjtë me personazhet që ka jetësuar në skenë.
Studentët e IKN gatuan me aktorin dhe i bënë pyetje rreth karrierës së tij.
Falenderojmë Gazin që pranoi ftesën tonë dhe krijoi një ambient aq të këndshëm me humorin e tij.

Evente të tjerë