Në 75- vjetorin e Festës së Italisë, merrnin pjesë Kompania Neranxi dhe Instituti Kulinar Neranxi, si promovues të artit të bukur të kulinarisë. Ata sollën festën e shijes në eventin e Konsullatës italiane dhe Bashkisë së Gjirokastrës. Degustimi i recetave të ndryshme të gatuara nga docentë dhe studentë të Institutit Kulinar, me produktet cilësore Neranxi, është gjithmonë një kënaqësi e veçantë për të ftuarit. Me këtë rast, Neranxi hapi zyrtarisht sezonin turistik pas një pauze për shkak të pandemisë. Shkolla dhe Kompania kanë infrastrukturën më moderne, specialistët e kulinarisë më të mirët në treg dhe produktet ushqimore ekselente, për tju dhuruar kështu festën më të paharruar!
Ambasadori i Italisë në Shqipëri, z. Fabrizio Bucci brenda Autobuzit të Shijes Neranxi duke shërbyer ushqim per miqte dhe te ftuarit në festën e 75 vjetorit të Republikës së Italisë.
Festa e organizua në Aerodromin e Gjirokastrës nga Ambasada Italiane, Bashkia Gjirokastër dhe me mbështetjen Kompanisë Neranxi dhe Institutit Kulinar Neranxi i cili me një shërbim ekselent me chefat italianë dhe shqiptarë, shkëlqeu me kulinarinë dhe shijen e mirë që u ofroi të ftuarve.
Kjo festë dhe ky event mbresëlënës kulinar çel dhe sezonin veror turistik i cili do të mirëpresë turistë nga rajoni dhe bota dhe do ta bëjë Shqipërinë nje vend për mos tu harruar.









