Studentët e IKN tregojnë talentin e tyre në gatim për qytetarët e Korçës

Dy ditë ma parë disa studentë të IKN dhe pjesë të stafit të “Neranxi Group” udhëtuan për në qytetin e Korçës për të bërë demonstrimin e disa recetave.

Ata shërbyen si gjithmonë me “Autobuzin e Shijes Neranxi”.

“Chefs on the Road” gatuan receta “Street Food Gourmet”për qytetarët e Korçës, njerëz që njohin shijen e mirë dhe cilësore të ushqimeve.

Korçarët vizituan “Autobuzin e Shijes” dhe degustuan recetat fantastike të përgatitura nga docentë dhe studentë të Institutit Kulinar Neranxi me produktet premium të Kompania Neranxi.

Degustimi ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë falas!

Takohemi në qytete të tjera.

Evente të tjerë

× Si mund t’ju ndihmojmë?