Saranda ka festuar në datat 3 dhe 4 Qershor 2016, Festën e Midhjes e cila po shndërrohet në një këtij vendjo tashmë. Aktiviteti është organizuar nga Bashkia e Sarandës e cila, është promotore e promovimit të midhjes si një produkt të rrallë ujor që rritet në Liqenin e Butrintit dhe që konsiderohet nga vendasit, si perla e Sarandës. Për herë të parë, çelja e sezonit është bërë në Ksamil dhe Kompania Neranxi dhe Instituti Kulinar Neranxi, kanë preferuar të kenë një pjesmarrje masive, me shumë specialistë të Kompanisë, si profesorë dhe studentë të shkollës së Kulinarisë Neranxi.

Si gjithmonë të gatshëm për të kontribuar në promovimin e kuzhinës dhe turizmit shqiptar, studentët e Institutit Kulinar Neranxi, kanë filluar tashmë të gatuajnë për turistët dhe vizitorët shqiptarë dhe të huaj të cilët janë të shumtë.Vizitorët kanë mundësi të degustojnë recetat më bazë midhjen, frutat dhe prodhime të ndryshme deti, të shoqëruara me salcat dhe erëzat e mrekullueshme të Kompanisë Neranxi. Nuk do të mungojnë pizzat, krepat, waffles, kokteilet granitat, patatinat meksikane dhe sigurisht akulloret fantastike artizanale italiane. I pyetur për këtë aktivitet dhe për aktivitetin në përgjithësi të gjithë bizneseve me markën Neranxi, presidenti i tyre Nikollaq Neranxi shprehet:“Edhe pse është një situatë jo e mirë ekonomike në vend, ne vendosëm të investojmë për një aktivitet të tillë, si një kontribut për turizimin shqiptar dhe për imazhin e mirë të këtij vendi- u shpreh Nikollaq Neranxi.











