Instituti Kulinar Neranxi zhvilloi provimin teorik dhe praktik ku studentëve ju dha mundësia që të zgjidhnin me shorte një nga pesë teza të përgatitura nga stafi pedagogjik.
Studentët realizuan receta të ndryshme me aromë dhe shije fantastike me produktet e Kompanisë Neranxi.
Pjatat e përgatitura nga shefat e së ardhmes u vlerësuan nga komisioni i përzgjedhur nga drejtuesit dhe docentët e Institutit Kulinar Neranxi.
Ishte kënaqësi që të kishim prezent dhe pjesë të komisionit për vlersimin praktik Master Chefin e kuzhinës Japoneze Toshiya Amatsu.
Provimet u mbyllën me sukses, Institutit Kulinar Neranxi ju uron studentëve suksese të mëtejshme!


















