“Neranxi”, promotor i “Festës së Midhjes” në Sarandë

IKN fiton kupën e Vendit të Parëpër gatimet më të shijshme me midhje

Gatime live për të shijuar recetat me bazë midhjet

Më 8 maj 2015, ka ngritur siparin në Sarandë, një ndër evenimentet më të rinj të qytetit, e quajtur “Festa e Midhjes”. Të pranishëm në këtë festë janë jo vetëm qytetarët sarandiotë, por pjesmarrës nga i gjithë vendi, diaspora, turistë, drejtues lokalë, përfaqësues të trupit diplomatikë etj, të cilët shijojnë krahas bukurive të këtij vendi edhe gatimet e shijshme.

Është viti i katërt që kjo festë grumbullon mijëra vetë në qytetin e dyzet shenjtorëve dhe ka fituar zemrat e vizitorëve edhe për shijet kulinare që të jep midhja.Tashmë “Festa e Midhjes” përfaqëson një festë tipike të Sarandës.Kompania “Neranxi” dhe “Instituti Kulinar Neranxi” janë promotorët kryesorë të kësaj feste kulinarie, duke sjellë në qytetin jugor, përvojën dhe profesionalizmin. Shefat e kuzhinës gatuan live për t’i krijuar mundësinë të gjithë vizitorëve që të degustonin recetat e shijshme. Instituti Kulinar Neranxi fitoi Kupën e Nderit me motivacionin “për përformacën e admirueshme dhe gatimet më te shijshme dhe novatore me bazë midhjen.”

Evente të tjerë

× Si mund t’ju ndihmojmë?