Prof. Dr. Përparim Kabo në IKN leksion me temë “Kultura dhe Trashëgimia e Kuzhinës Shqiptare”

Prof. Dr. Përparim Kabo, dha një leksion shumë te rëndësishëm dje për studentët e Institutit Kulinar Neranxi me temë “Kultura dhe Trashëgimia e Kuzhinës Shqiptare”.

Disa nga pikat që u trajtuan në leksion në aspektin e antropologjise kulturore ishin:

– Kultura si nocion

-Turizmi dhe e drejta jonë zakonore

-Ushqimet, gatimet dhe identitetet antropokulturore

-Bota e hapur dhe sherbimet tradicionale jashte kufijve natyrore tradicionale

-Tradita dhe kombinimet

-Pellgu i Mesdheut dhe gatimet

Të pranishëm në Auditor ishin dhe presidenti i Shkollës, z. Nikollaq Neranxi, drejtori i IKN z. Arben Sinoimeri, drejtoresha e Kompanisë Neranxi zj. Daniela Kara si dhe docentët e Institutit Kulinar Neranxi të cilët ndoqën me vëmendje dhe kënaqësi të madhe leksionin e Profesor Kabos i cili hapi dritare dhe horizonte të reja mbi konceptin e kulinarisë dhe kulturën e shërbimit.

Prof. Dr. Përparim Kabo është një prej personaliteteve të spikatura Shqiptare i cili ka dhënë dhe jep një kontribut të vyer me studimet dhe botimet e tij në fushën e Antropologjisë Kulturore dhe Filozofisë.

Ai prej vitit 1996 mban titullin “Doktor i shkencave filozofike”.

Në vitin 2015 fiton titullin Profesor i Asocuar dhe më vonë Dekorohet me titullin Aleksandri i Madh i Art dhe me Medaljen e UNESCO.

Botimet e tij kanë pasuruar literaturën shqiptare me tituj si :

“Toleranca, tipar i subjektit të kulturuar”, “Shteti ligjor përpara voluntarizmit”,

“Pa inteligjencën, shoqëria ecën në kahe të kundërt me progresin” ,

“Antropologji pa sistem”.

“Autoritarizëm në tranzicion”.

“Tingull- Përse Prometheu nuk është ende i qetë”

“ Epistolate-Antropologjia e Frymës”

Në vitin 2020 botoi studimin monografinë me dy vëllime me 1600 faqe me titull “Antropologjia e Artit”.

Ai gjithashtu është Kryetar i shoqatës së miqësisë “Shqipëri-Hungari”

Anëtar i shoqatës së intelektualëve të pavarur të Shqipërisë”

Anëtar nderi i Rotary Club Tirana, dhe

Ambasador of Peace of UN.

Leksioni u mbajt në Auditorin “Mihali” në Institutin Kulinar Neranxi

Evente të tjerë

× Si mund t’ju ndihmojmë?