I prezanton drejtuesja Hyrida Basha.
Në auditor Mihali, fillojmë sot një vit akademik edhemë cilesor dhe me një botë të gjerë njohurish në fushën e kulinarisë.
Njohuritë tuaja do të pasurohen nëpërmjet eksperiencës së profesorëve të huaj të afirmuar në botën e kulinarisë të njohur ndërkombëtarisht.

































Duke i falenderuar për bashkëpunimin, i urojmëmirëseardhjen në IKN :
Giuseppe Sparacello:
• Fitues i çmimit të parë për panetone
• Fitues i shumë çmimeve në pasticeri
• Cavalliere di Republica Italiana
• Eksperiencë e gjatë si konsulent pastiçerie në mëshumë se gjysmën e botës
• Pjesëmarrës në kampionatin botëror të pastiçerisë
• Në vitin 2017 përfaqëson Shqipërinë me Isidorio Giglio
Isidorio Giglio:
• Pjesë e Federatës së pastiçierëve
• Konsulent pastiçerie, gelaterie dhe çokolaterie
• Në 2017 ka qënë drejtuesi i grupit për Shqipërinë nëkampionatin botëror të pastiçerisë
• Në 2019 pjesëmarrës dhe fitues i vendit të parë tëkampionatit për gelateri
• Në 2020 drejtues i grupit të punë për realizimin e tortës të Papa Francescos
Michele Bufano:
• Michele Bufano, consulente Chef e cooking trainer
• Chef ambassador Robo e D;Amico
• Personal Chef personazhi Vip
• Asistent I shefave me yje mishelin në Cast Alimenti, një ndër shkollat më të mira në nivel Europian
• Drejtues i skuadrave italiane në kuzhinë dhe pasticeri në kompeticione botërore
• Ka përgatitur grupe ekselente kuzhine dhe pasticerie për CAST Alimenti në Brescia
Antonino Esposito:
• Picaiol me emër në itali për picën Napoletane dhe një eksperiencë të madhe si konsulent
• I pari që në television ka prezantuar picat napoletane
• Botues i shumë librave
Valerio Faicchio:
• Përfaqësues i kompanisë Italmil,
• Specialist i bukëve dhe pjesëmarrës në shumëkompeticione
Arcangelo Malorgio:
• Një pasticier me zë në itali
• Gelatier e pjesëmarrës në shumë konkurse
Miltos Karubas
• Për shumë vite ka punuar si shefi kryesor në rrjetin e hoteleve Hilton
• Menaxher kateringu I Swissair
• Executive chef dhe Management developer
• President i shefave Grek
• Ka medaljen e artë si Ambasadori Grek i gastronomisë botërore
• Themelues I POINT HUB me aktivitet në Greqi e më gjerë

Kjo ditë shënon çelësin e së ardhmes tuaj drejt suksesit.Për të gjithë ju që e dëshironi dhe e keni pasion kulinarinë por ndërkohë keni ambicien që këtëprofesion ta zhvilloni në restorante apo resorte luksoze, ju sigurojmë që keni bërë zgjedhjen e duhur dhe ju urojmë Mirëseardhjen në oazin e dijes IKN
Baza e një jetese të shëndetshme e të gjatë mbetet ushqimi, ndaj ai duhet të jetë I shijshëm cilësor dhe njëkohësisht edhe të shëndetshëm. Ndaj ashtu si vjet edhe në vitet që na pasojnë, nutricioni kulinarik, shkenca e gatimit dhe shumë lëndë të tjera janë pjesë e kurrikulës mësimore, bazë për formimin tuaj. Gatimi është një fushë ekperimentimi i pafund. Në laboratoretkontemporan të IKN ju do të krijoni pafundësi tëshijeve, recetave dhe me kombinimin e tyre do ti jepni pjatës një aromë unike dhe shije origjinale .
Unë sot bashkë me ju po filloj një rrugëtim që është sa impenjativ, i bukur por dhe sfidues. Të jesh pjesë e bordit drejtues nuk është e lehte. Roli i drejtuesit ështëtë bëjë hapa e të krijojë rrugë që të çojnë drejt progresit.
Lider është ai i cili nga rrëmuja sjell thjeshtësi, nga mosmarrveshja sjell harmoni dhe nga vështiresitë sjell mundësi. Einstein.
Ambicia ime në drejtim është të punoj me efektivitet duke mos përdorur mendësinë ” UNË” por *NE*. Nëkëtë mënyrë ne do të punojmë si një skuader. E këtëmision duhet ta realizojme të gjithë bashkë për ta ngjitur këtë institicion shumë lartë duke e quajtur njëepokë e re e Institutit Kulinar Neranxi
Jam e sigurtë që dhe në këtë vit akademik ne do tikalojmë me sukses sfidat dhe do ngjitemi në nivele qëtë mbetemi gjithmonë shembulli i paarritshëm i tëgjithë institucioneve të kësaj fushe në vend e më gjerë.
Faleminderit !