Panairi Profesional Neranxi 2018, “1001 ide për një shije”

Fjala pershendetese e z. Neranxi! Përshëndetje miq! Ju falenderoj të gjithëve që jeni bërë pjesë e kësaj feste të madhe të kulinarisë të cilën Kompania Neranxi e organizon që prej vitit 2008, çdo pranverë. Tashmë kemi fituar mjaft eksperiencë për të përsosur punën tonë, jemi prej 28 vitesh në treg dhe njohim në detaje kërkesat e mjeshtrave të kulinarisë dhe të konsumatorëve, por panairi ka qenë me të vërtetë një shtysë e madhe për perfeksion. Duke patur dy-tre ditë panair çdo vit, ku takohen bashkë, furnitorë, mjeshtra të kuzhinës dhe klientë, bisedat me ta, na kanë krijuar mundësi të kuptojmë se si po evolon tregu dhe si të përgatitemi sa më mirë për t’i shërbyer atij. Por nuk kanë munguar edhe rastet kur Kompania Neranxi, ashtu siç e ka slloganin, ka qenë një hap përpara në risitë e kësaj fushe. Kemi qenë ne që i kemi propozuar klientëve produktet e reja, të lançuara fillimisht në perëndim apo edhe teknikat e reja të gatimit. Jemi përpjekur të jemi avantguardë dhe inovatorë dhe mbi të gjitha, të kënaqim dëshirat dhe nevojat e të gjithëve. Për këtë arsye, Kompania Neranxi sjell kompani të fuqishme vit pas viti, në tregun shqiptar. Nuk diskutohet që përzgjedhim me kujdes dhe marrim më të mirët, sepse konsumatori shqiptar meriton më të mirën. E kemi thënë vazhdimisht, ne nuk bëjmë kompromis me cilësinë. Kemi zgjedhur sektorin më të vështirë dhe e dimë mirë çfarë përgjegjësie është të ushqesh njerëzit. Kur më propozojnë produkte të ndryshme për t’i futur në treg,  gjithmonë iu them, a është aq  e mirë dhe e sigurtë sa për t’ia dhënë fëmijëve tanë? Kjo është shumë e rëndësishme në sektorin ushqimor. Më mirë të fitojmë më pak, por ta mbajmë kokën lart kur t’iu dalim njerëzve përballë dhe ata të jenë të bindur që me ne, janë duar të sigurta. Padyshim një aspekt tjetër i rëndësishëm i punës tonë, krahas cilësisë dhe standarteve, është edhe shija. Ne eksperimentojmë shumë që të arrijmë të nxjerrim shije të mira dhe të pëlqyera për të gjithë. Dhe këtë e bëjmë me anë të Institutit Kulinar Neranxi, i cili jep një kontribut  të madh në këtë aspekt. Në shkollë, kemi profesorë të nderuar shqiptarë dhe të huaj, të cilët shpalosin të gjithë profesionalizmin dhe kreativitetin për nxënësit e shkollës dhe për klientët e Kompanisë Neranxi, nëpërmjet seminareve apo në çdo moment që ata kanë nevojë për asistencë teknike. Pikërisht për këtë arsye, këtë vit, sllogani i ketij Panairi është “1001 ide për shije”, dhe nuk është aspak metaforë, sepse mjeshtat tanë të kulinarisë, arrijnë të shpikin 1001 mënyra për të nxjerrë një shije. Sivjet Panairi do ofrojë risi në të gjithë sektorët ku ne operojmë. Do gjeni lëndë ta para dhe produkte të reja për bare, restorante, pasticeri, gelateri, bukpjekës, catering, për kuzhinë meksikane dhe aziatike etj. Disa lëndë të para për linja prodhimi gjithashtu janë risi, kemi pasuruar gamën e atrecaturave dhe ambalazheve dhe çdo gjë që i duhet këtyre sektorëve. Prandaj keni mjaft për të parë dhe për të mësuar në këto tre ditë panair. Mirëpresim me shumë kënaqësi klientët e rinj, sidomos ata që hapin për herë të parë një aktivitet. Të jenë të sigurtë që ne do na kenë pranë në çdo hap tyrin dhe padyshim suksesi do të jetë i garantuar. Unë ju falenderoj të gjithëve për pjesmarrjen, falenderoj furnitorët e Kompanive të huaja që na kanë besuar ne market e tyre prestigjioze, dhe gjithashtu klientët tanë në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni, të cilët janë besnikë të Neranxit prej shumë vitesh. Mbulojmë 80% të tregut me produktet tona dhe jemi krenarë që vijojmë të jemi të parët në sektorin tonë, megjithëse paraja e krimit siç e dini ka blerë gjithçka në këtë vend, pra edhe kompani si e jona. Por jo çdo gjë blihet me para, për shembull dëshira për punë, kënaqësia për t’i shërbyer njerëzve dhe vizioni për një të nesërme më të mire, nuk i blen dot paraja, prandaj Neranxi është gjithmonë një hap përpara .  Ju faleminderit.

Evente të tjerë

× Si mund t’ju ndihmojmë?