


























Përshëndetja e Z. Nikollaq Neranxi.
Mbas kaq vitesh eksperiencë, tani më, të gjithë ju e keni kuptuar se sa me vlerë është për punët dhe bizneset tuaja, të mblidhemi në një event të tillë, ku qëllimi është të ecim akoma më përpara të gjithë së bashku, duke mësuar gjëra të reja e duke perfeksionuar ato që dimë.
Sektori i ushqimit ku ne të gjithë operojmë, është në evolim të përhershëm. Nëse stilistët vrasin mendjen çdo stinë se si të na joshin me modele të reja e të bukura, specialistët e ushqimit kudo në botë, punojnë që të na sjellin risitë, ku e bukura është së pari e ajo shëndetshmja. Kompania Neranxi i ka qëndruar besnik përzgjedhjes së produkteve më të famshme sot në tregun perëndimor, sepse shqiptarët meritojnë te ushqehen me cilësinë maksimale. Unë iu jam mirënjohës të gjithë klientëve që vijnë tek Neranxi. Ata kanë bërë të tyren filozofinë tonë, “klienti meriton më të mirën” dhe në këtë mënyrë mendoj se nga dita në ditë ata po vulosin suksesin e tyre. Unë ju falenderoj nga zemra të gjithëve ju dhe iu ftoj të vazhdojmë së bashku rrugën drejt një evolimi dhe progresit të sigurt.
Jam i bindur se mbas dy ditësh pjesmarrje në këtë panair, ju do ktheheni në punët tuaja, më ekspertë se më parë dhe e gjitha kjo do përkthehet në më shumë sukses dhe fitime për ju. Po e përfundoj fjalën time duke iu uruar ta kaloni mirë këtu në shtëpinë tonë të përbashkët.
Dhe mos harroni, si gjithmonë jemi një hap përpara!