“Neranxi Group” shton gëzimin e qytetarëve në Sheshin Skënderbej, me gatimet fantastike në “Ditën e Verës”!

“Neranxi Group” celebroi “Ditën e Verës” në Sheshin Skënderbej bashkë me qytetarët e Tiranës të cilët shijuan gatimet e mrekullueshme me produktet e Kompanisë Neranxi.

Ky aktivitet i cili organizohet ccdo vit nga Bashkia e Tiranës, krahas shumë elementeve të tjerë argëtues, padyshim që u pasurua dhe gëzoi akoma më shumë të pranishmit falë prezencës së “Autobuzit të Shijes” të Institutit Kulinar Neranxi.

Kryetari I Bashkisë Tiranë Z. Erion Veliaj preferoi të gatuajë vetë dhe të shpërndajë ushqim për qytetarët nga gatimet tona. 

Ndërkohë Chefave shqiptarë të talentuar të cilët janë docentë në Institutin Kulinar Neranxi, iu bashkuan edhe maestrot e famshëm italianë, Mirko Monteduro, Arcangelo Malorgio, Antonino Esposito dhe Onofrio Campobello, të gjithë pjesë e stafit të shkollës Neranxi.

Natyrisht që kontribut dhanë edhe disa nga studentët e Institutit Kulinar Neranxi të cilët janë specialistë shumë të spikatur në treg sepse shkolla ka standarte shumë të larta.

Evente të tjerë

× Si mund t’ju ndihmojmë?