“Neranxi Group” prezanton për herë të parë në Shqipëri Ravifruit

RAVIFRUIT-  lider në Europë për Puretë e Frutave të Ngrira prezantohet për herë të parë në Shqipëri!

Pastry Chef Jean Francois Devineau  prezantoi produktet RAVIFRUIT në një Demo Live për klientët e Kompanise Neranxi, Specialistet e pasticerise dhe skuadren e Shitjve dhe Marketingut të Neranxi Group. Ai demonstroi receta, unike, creative dhe shume origjinale me produktet Ravifruit sic ishin:

-Lemon & Coconut Cake

-Mojito Baba

-Mandarin Passion Fruit Tiramisu

-Mango passion fruit Baked Cheesecake

Ravifruit, është një kompani franceze me qendër në Lion,  pjesë e grupit IRCA, partner zyrtar i Neranxi Group prej vitesh për lëndët e para për pasticeri për Shqipërinë dhe Kosovën.

Ravifruit operon në më shumë se 65 vende dhe është partneri zyrtar i Coupe du Monde de la Pâtisserie.  Ravifruit është afirmuar si një lider në botën e Pasticerisë dhe është i përkushtuar të punojë me ju për të përmbushur ekzigjencat dhe standardet më të larta të pasticerisë, me theks në shpirt dhe shije krijuese.

Duke zhvilluar një ekspertizë unike, Ravifruit kompozon, përzien dhe kombinon shijet, varietetet dhe ngjyrat për të ofruar një gamë pure frutash të ngrira (më shumë se 50 shije) që janë 100% natyrale dhe të garantuara  pa aditivë dhe pa konservues.

Tek Ravifruit, çdo produkt ka një histori të ndryshme që pasqyron alkiminë e përsosur ndërmjet ekspertizës së prodhuesve vendas,  përvojës  në burimin dhe përpunimin e frutave. Ky pasion i kultivuar dhe i përbashkët  mundëson t’ju ofrojë cilësi të lartë dhe pure frutash të qëndrueshme me shije unike. 

Ky seminar  u organizua në Auditorin “Mihali” tek Institutit Kulinar Neranxi.

Evente të tjerë

× Si mund t’ju ndihmojmë?