“Neranxi Group” pjesë e panairit HORECA 2024

“Neranxi Group” mori pjesë në panairin Horeca të organizuar për tre ditë me rradhë në Pallatin e Kongreseve, me pjesmarrjen e shumë biznese të cilët operojnë në sektorin e Hoteleri Turizmit.
Me një aktivitet 33 vjeçar në sektorin ushqimor, “Neranxi Group” këtë herë prezantoi në panair 4 brandet më të reja të Kompanisë Neranxi të cilat i janë shtuar 65 emrave të tjerë të njohur ndërkombëtarë, ekskluzivitete të kompanisë.

Delifrance është një kompani e famshme franceze e cila ka një eksperiencë të gjatë dhe të suksesshme në produktet e ngrira, për sektorin e hoteleri turizmit.

Kikkoman është gjithashtu një markë shumë e dashur me një histori të vjetër. Tashmë specialistët e kulinarisë i kanë domosdoshmëri në kuzhinë salcat e Kikkoman.

Ashtu siç kanë Tabascon e famshme amerikane me të gjitha shijet e mrekullueshme që ofron. Masterchefat më të famshëm të botës e dashurojnë Tabascon. Edhe shqiptarët e duan shumë shijen e saj pikante.

Ndërkohë Dr. Schar ka një gamë të jashtëzakonshme të produkteve pa gluten që tashmë janë futur në çdo strukturë të shërbimeve të hoteleri turizmit në Shqipëri dhe Kosovë.

Neranxi është jo vetëm importues i markave më të famshme ndërkombëtare, por edhe një promovues i ushqyerjes së shëndetshme dhe markat e lartpërmendura janë të tilla, të shijshme dhe me shumë vlera ushqyese.

“Neranxi Group” ka traditë 17 vjeçare në organizimin e panairit privat të saj, prandaj dhe kjo eksperiencë e gjatë, bashkë me cilësinë e produkteve, bëri që stenda e Neranxit të ishte ndër më të preferuarat në panair.

Evente të tjerë

× Si mund t’ju ndihmojmë?