“Neranxi Group” organizon seminarin e panetones artizanale me pastrychefat e famshëm italianë

Dëshiron të mësosh si të përgatisësh Panettone Artizanale si mjeshtrat italianë? Me mbushje çokollate, rrush të thatë apo, fruta kandide? Natyrisht që tashmë kjo ëmbëlsirë e famshme në vendin fqinj Itali, është bërë pjesë e vitrinave të pasticerisë tonë, kështu që klientët e Kompanisë Neranxi si dhe studentët e Institutit Kulinar Neranxi, janë të interesuar për të mësuar që ta përgatisin panetonen si profesionitë.

Për këtë arsye pak ditë më parë u realizua një seminar nga Kompania gjigande italiane Irca, eksluzivitet i Kompanisë Neranxi e cila disponon të gjitha produktet me të cilat mund të përgtitet një panetone dhe mbi të gjitha me cilësi maksimale.

Në seminar demonstruan pastrychefat e mirënjohur Antonio Losito, Onofrio Campobello dhe chefa të tjerë nga Instituti Kulinar Neranxi. Në Auditorin “Mihali” ata sollën risitë e sezonit vjeshtë- dimër 2023!

Tek Dyqanet Neranxi do ti gjeni të gjitha!

Përveç miellit të panetones “Dolce Forno”, perlave të sheqerit dekorues, gjalpit, frutave të thata, frutave kandide, çokollatave dekoruese Dobla, çokoremrave për mbushje Irca, do të gjeni dhe kutitë për panettone nga Neranxi Pack, ambalazhe që personalizohen me logon tuaj!

Evente të tjerë

× Si mund t’ju ndihmojmë?