Neranxi Group organizon “Pizza Masterclass” me mjeshtrin e famshëm italian chef Antonino Esposito

Chef Esposito, solli traditën dhe ekspertizën italiane, e famshme në të gjithë botën për kulinari e patjetër dhe për pizzat më të mira. Ai demonstroi receta të ndryshme dhe shpjegoi sekretet e të bërit një brum të shkëlqyer pizze, të shërbyer me ingredientët më cilësorë që @kompania_neranxi tregëton prej vitesh.

Miellrat Italmill, salcat, dhe produktet Robo për piceri dhe restorante, linja Masterchef e Kompanisë Neranxi për produktet Ho. Re.Ca, apo Bottarga e famshme, janë pikërisht këto elementët që dallojnë për të bërë një recetë të shkëlqyer.

Klientët e Kompanisë Neranxi dhe studentët e IKN treguan mjaft iteres gjatë seminarit për të mësuar akoma më tepër mbi sekretet e këtij profesioni të vlerësuar.

Pica napoletane është bërë një simbol i kuzhinës dhe kulturës italiane.

Në vitin 2017, UNESCO e shpalli “Artin e bërjes së Picës Napoletane si një Trashëgimi Kulturore Jomateriale të Njerëzimit.

Njohja synon të mbrojë dhe promovojë këtë traditë të lashtë që përfshin aftësi, njohuri, kreativitet dhe vlera shoqërore.

Pizza Masterclass u zhvillua në auditorin “Mihali” tek Instituti Kulinar Neranxi.

Evente të tjerë

× Si mund t’ju ndihmojmë?