Neranxi Group organizoi seminarin trajnues me kompaninë daneze Arla

Tashmë partner zyrtar i Kompanisë Neranxi për tregun e Shqipërisë dhe Kosovës.

Chef Brian Hallin Pedersen, njëkohësisht përfaqësues i ArlaPro trajnoi stafin e Neranxi Group, agjentët e shitjeve dhe marketingut, specialistët dhe chefat e IKN, ku tregoi për të gjithë të pranishmit, avantazhet, dimensionet dhe pikat e forta që kanë produktet ArlaPro në tregun global.

Arla është një lider botëror në industrinë e produkteve të qumështit, duke ofruar një gamë të gjerë të produkteve shtazore. Për chefat profesionistë, ArlaPro ofron produkte cilësore, ideale për përdorim në industrinë e pasticerive, restoranteve dhe hotelerisë. Me cilësi të lartë dhe shije të shkëlqyer, produktet e qumshtit si kremi i djathit, mozzarella, gjalpi dhe kremrat shtazorë të ArlaPro janë zgjedhjet perfekte për të krijuar pjata të shijshme dhe të freskëta.

Ndihemi krenarë që gjigandë të industrisë së ushqimit në botë si kompania Arlapro na besojnë brandet e tyre për tregun shqiptar!

Evente të tjerë

× Si mund t’ju ndihmojmë?