Sot, Neranxi Group në bashkëpunim me kompaninë greke “TRIKALINOS” organizoi seminarin mbi produktet luksoze Grey Mulled Bottarga. Ky seminar u organizua në Auditorin “Mihali” në ambjentet e Institutit Kulinar Neranxi ku pjesë e tij u bënë klientë të ndryshëm, studentë të IKN si dhe menaxherë dhe përfaqësues të Kompanisë Neranxi në Shqipëri dhe Kosovë
Gjatë Masterclass-it u demonstruan receta innovative, mënyra e përdorimit dhe kombinimit të produkteve Trikalinos Bottarga me produkte të tjera të kulinarisë për të gjithë chefat profesionistë.























































Familja Trikalinos që përpara 1 shekulli e gjysëm rreth vitit 1856 filloi aktivitetin e saj, duke prodhuar dhe tregëtuar Grey Mullet Bottarga. Ato janë vezë peshku të përpunuara me shumë kujdes për të sjellë një produkt premium për chefat e ekselencës botërore. Bottarga konsiderohet si një nga 30 ushqimet më të çmuara në të gjithë botën dhe chefa të standardit me yje Michelin e përdorin Bottargan në kuzhinat e restoranteve të tyre. Sot këto produkte u prezantuan për here të pare dhe do të jenë ekskluzivisht në tregun shqiptar nëpërmjet Neranxi Group.