Fjala përshëndetëse e Z. Neranxi! Të nderuar miq të pranishëm në Neranxi Food Festival!
Janë bërë plot 14 panaire profesionale kulinarie të organizuara nga Kompania Neranxi. Duke përqafuar traditën më të mirë të vendeve të zhvilluara perëndimore, pasi në Shqipëri kjo traditë mungon, ne nisëm në vitin 2008 organizimin e eventeve profesionale, në ambientet e biznesit tonë. Që në atë kohë e deri më sot, marka Neranxi ka evoluar, duke bërë progresin më të paimagjinueshëm për të gjithë ne. Progresi ka ardhur pikë së pari si nevojë e tregut, por edhe si objektiv dhe mision i yni për tu rritur dhe përsosur vit pas viti.
Sot në këtë event, ka një risi që është pikërisht produkt i kësaj rritjeje dhe ekspansioni të markës Neranxi.
Për herë parë pas 14 vitesh, këtë panair kompania Neranxi nuk e bën e vetme. Tashmë ajo është vetëm një nga partnerët e organizatorit të madh, që është Neranxi Group.
Në 30 vjetorin e krijimit të Kompanisë Neranxi, ne kemi lançuar markën Neranxi Goup, i cili përmbledh të gjitha bizneset Neranxi. Tashmë çdo aktivitet i nisur shumë modestisht në fillesat e tij, është bërë një biznes më vete.
Neranxi Group ka në përbërjen e tij Kompaninë Neranxi, biznesi më i madh i grupit, me aktivitet 30 vjeçar i cili operon në tregun e produkteve ushqimore.
Rrjeti i dyqaneve NNeranxi gjithashtu është një biznes gjithnjë në rritje dhe një mundësi shumë e mirë për të qenë në kontakt me klientët dhe për të kuptuar më mirë nevojat e tyre. Tashmë rrjeti i dyqaneve organik market Neranxi, është i shpërndarë në çdo cep të Shqipërisë, në Kosove, Maqedoni e Mal të Zi, dhe jemi pafundësisht të kënaqur që klientet në çdo rast, e kanë patur Neranxin zgjedhjen e tyre të parë për cilësinë e produkteve, ambalazhimin, mënyrën e tregtimit dhe asistencën .
Instituti Kulinar Neranxi, pjesë e Neranxi Group, është shkolla e kulinarisë më e madhe në rajon, e cila në 13 vite, ka diplomuar mijëra të rinj e të reja.
Neranxi Pack, e cila merret me prodhimin e të gjitha ambalazheve ushqimore, duke siguruar cilësinë por edhe estetikën e tyre, sipas të gjitha shijeve dhe kërkesave të klientëve tanë, është gjithashtu pjesë e Neranxi Group. Linja e shtypshkronjave të këtij biznesi, pasurohet vazhdimisht, prandaj dhe ambalazhet e Neranxi Pack janë aq të bukura dhe cilësore.
Pasi konsoliduam themele të forta për Institutin Kulianar Neranxi, lindi nevoja për tu kujdesur për punësimin e studentëve dhe për këtë arsye si dhe për tju përgjigjur klienteve të Kompanisë Neranxi me fuqi punëtore, ne krijuam Agjencinë e Punësimit Neranxi, e cila ka rezultuar shumë e suksesshme, duke bashkuar kërkesën me ofertën, në mënyrën më profesionale të mundshme.
Literatura që ka të bëjë me shkencën dhe artin e kulinarisë, ka qenë gjithnjë pjesë e punës tonë, por ajo u zgjerua pas krijimit të shkollës dhe kjo solli nevojën e një shtëpie botuese dhe ne e kemi tashmë. Librat, revistat, gazetat dhe çdo literaturë që i duhet punës tonë, realizohet nga stafi i Shtëpisë Botuese Neranxi, botime të cilat pasurohen vazhdimisht. Shtëpia Botuese është pjesë e Neranxi Group.
Dhe për më shumë informacion për një të ushqyer të shëndetshme, ne kemi 10 vite që kemi krijuar portalin Korrierishendetit.com, pjesë e Neranxi Group. Nga sa ju përmenda më lart, mund të kuptohet shumë lehtë se Neranxi Group është frut i një pune shumë të madhe, në mënyrë që shërbimi ynë të jetë shumë dimensional, sepse siç unë e them gjithmonë, Neranxi nuk është një dyqan që shet. Neranxi do të thotë në rradhë të parë kulturë dhe edukatë kulinarie, informacion për çdo ushqim që ju sjellim në tavolinat tuaja dhe natyrisht përzgjedhjen e cilësisë më të mirë, ajo që ne kemi 30 vite që e bëjmë pa pushim dhe pa dyshim, misioni vazhdon. Neranxi ka zgjedhur kompani shumë të fashme perëndimore për të bashkëpunuar. Natyrisht kemi bërë studim të detajuar të tregut për të arritur në brendet ndërkombëtare që kemi sot si përfaqësi. Por sa më shumë punojmë me ta, aq më shumë kuptojmë se sa me fat jemi, jo vetëm ne si biznes, por sidomos konsumatori shqiptar. Këto marka të njohura që na janë besuar ne, për tregun shqiptar dhe rajonal, bëjnë studime të vazhdueshme për të perfeksionuar produktet apo lëndët para ushqimore. Në laboratorët e tyre, punojnë shkencëtarë të famshëm të nutricionit, biologët më të mirë, njerëz me eksperiencë shumë të madhe të cilët rrisin për ditë cilësinë me gjenialitetin e tyre. Punohet për produkte bio, me vlera të larta ushqimore dhe natyrisht me shumë shije. Ne jemi me të vërtetë shumë të lumtur për cilësinë e lartë që i sjellim shqiptarëve në tavolinat e tyre, si në sektorin e hoteleri turizmit, ashtu dhe në atë të konsumatorit të pakicës.
Shumë nga këto risi kulianare dhe progrese me bekimin e shkencës, do të mund t’i shikoni dhe t’i shijoni në këtë panair. Tek Neranxi Food Festival 2022, gjëja e parë që vlen të përmendet, është pasurimi i gamës së produkteve 100% bio për çdo sektor.
Në një kohë kur kërcënohemi nga viruset, lufta dhe mungesa e ushqimeve bazike, Neranxi Group ka punuar fort që konsumatorit shqiptar të mos i mungojë asnjë nga produktet ushqimore dhe të mos cënojmë cilësinë, përkundrazi ta rrisim atë.
Në këtë panair ju kemi sjellë miellra dhe mikse me të cilat mund të bëni produkte brumi bio si dhe mund të zgjeroni gamën e produkteve në dyqanet tuaja.
Pasticeria ka marrë një dimension krejtësisht të ri. Me lëndët e para bio të pasticerisë, produktet tuaja do të jenë të shijshme dhe me vlera ushqyese. Askush nuk ka arsye të privohet nga një ëmbëlsirë, kur ajo bëhet me lëndë të para që sjell Neranxi.
Çokollata më e mirë dhe më cilësore sot për sot, vjen në Shqipëri bashkë me demonstrimin e teknikave të fundit të punimit të çokollatës nga specialistë me famë botërore.
Lëndët e para të akullores italiane artizanale, janë maja e cilësisë 100% bio dhe gama e shijeve është pasuruar. Risi do të gjeni në recetat e kuzhinës, në sektorin e bareve etj.
Atrecaturat janë një zbulim më vete, sepse do të gjeni shumë produkte të reja dhe shumë të domosdoshme për një profesionist që operon në HOREKA.
Çdo pavion është një kuriozitet më vete dhe një eksplorim i trendeve kulinare të vitit 2022.
Duam që klientët e Neranxi Group të kenë të njëjtin shërbim dhe cilësi si në hotelet dhe restorantet më të mira të perëndimit sepse realisht tek ne nuk mungon asgjë.
Të punojmë të gjithë së bashku për ti dhënë shqiptarëve më të mirën.
Cilësi në punën tonë do të thotë të kënaqësh nevojat e klientit, madje të tejkalosh edhe pritshmëritë e tij, duke punuar për tu përsosur çdo ditë.
Vetëm duke punuar sipas kësaj filozofie, suksesi do të jetë bashkëudhëtar i yni.
Faleminderit të gjithëve!






























