Në Panairin “Investo në Veri”, “Neranxi Group” u prezantua me dy nga bizneset e tij, “Instituti Kulinar Neranxi” dhe “Agjencia e Punësimit Neranxi”

Panairi për Punësimin, Edukimin dhe Këshillim Karriere, i organizuar nga Ambasada Britanike  dhe Dhoma Britanike e Tregëtisë në Shqipëri bëri bashkë institucione arsimore dhe bizneset më me emër në vend.

Shkëlqesia e tij, z. Alastair King-Smith, Ambasadori Britanik në Shqipëri përshëndeti të pranishmit  dhe në fjalën e rastit vuri theksin mbi rëndësinë e investimeve që duhen bërë në veri, për të shmangur emigrimin, dhe krijimin e vendeve të punës për të rinjtë në Shqipëri. 

Ai vizitoi stendën e Neranxi Grup duke shprehur kënaqësi të veçantë dhe vlerësim për kontributin që  Instituti Kulinar Neranxi prej 15 vitesh diplomon studentë në fushën e kulinarisë, duke nxjerrë kontigjent të aftë për tu integruar në tregun e punës dhe duke ndihmuar kauzën e përbashkët për të ndërtuar të ardhmen Europiane në Shqipëri.

Panairin e përshëndetën gjithashtu 

z. Blendi Gonxhe, Minister i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si dhe 

Z. Arbjan Mazniku, Minister i Shtetit për Qeverisjen  Vendore.

Evente të tjerë

× Si mund t’ju ndihmojmë?