Masterclass për kuzhinën izraelite me Chef Jakov Mizranin

Sot studentet e Kuzhines tek Instituti Kulinar Neranxi gatuan me Chef Jakov Mizranin, Chef i specializuar i kuzhines Izraelite.

Ata gatuan keto receta se bashku.

“Humus”, “Falapel” dhe “Buke traficionale izraelite me qepe”

Me poshte recetat:

“Humus”

Perberesit:

1 kg qiqra te lihen ne uje per 24 ore.

500 gram tahini

1 luge gjelle kripe

2 luge gjelle leng limoni

5 thelpi hudher

Pergatitja:

te zjehen qiqrat bashke me hudhrat deri sa te behen te buta,

te perzihen ne mikser, te shtohet uje te ftohte deri sa behet nje mase homogene

Serviret me vaj ulliri siper.

“Falapel”

Perberesit:

1 kg qiqra (te lena me pare ne uje per 24 ore)

1 qepe e qeruar

8 thelpinj hudhra

1 luge gjelle kumin

Nje luge gjelle kripe

1 spec djeges

1 tufe majdanoz

1 luge gjelle sode buke

Te perziesh te gjitha perberesit ne mixer… te pergatiten ne forme qofte (top) dhe te skuqen ne nje tigan te thelle me vaj me nxehtesi mesatare.

“Buke traficionale izraelite me qepe”

Perberesit:

1 kg miell

2 luge kafeje maja

1 luge gjelle kripe

3 luge kafeje sheqer

1 qepe te grire

630 ml uje

4 luge gjelle vaj

Te perzihen mire perberesit e thate dhe te shtohet uji dhe vaji me pas dhe te perzihet mire. Te behen ne formen per dy buke dhe te lihet te vije brumi per nje ore.

Te piqet me 220 grad 35 min.

Evente të tjerë