Masterclass nga Masterchef Miltos Karoubas

Në Institutin Kulinar Neranxi u zhvilluan dy ditë Masterclass nga Masterchef Miltos Karoubas, Global Ambasador for Greek Gastronomy dhe pjesë e World Chef Club.

Ky aktivitet i rëndësishëm i kulinarisë, është pjesë e programit mësimor suplementar të Institutit Kulinar Neranxi, për të pasuruar dijet e studentëve tanë me eksperiencën e vyer të Master Chefave me famë botërore, siç është Z. Karoubas. Ky Masterclass kishte si temë, “Reduktimin e humbjeve në procesin e gatimit”, i cili u demonstrua gjatë procesit të gatimit të disa recetave shumë interesante. Një specialist i mirë kulinarie, nuk mjafton vetëm të realizojë pjata të gatuara mirë, por ai duhet edhe të dijë të menaxhojë si duhet produktet ushqimore me të cilat punon, duke i përdorur ato me efikasitet dhe pa humbje. Ky Masterclass ishte i hapur edhe për klientë të bizneseve “Neranxi”, në mënyrë që ata të pasurojnë menutë e tyre dhe njohuritë në përgjithësi për profesionin.

Evente të tjerë