Sot në ambientet e Institutit Kulinar Neranxi u zhvillua Masterclass me temë: “Produktet Aziatike përqafojnë Kuzhinën Mesdhetare (The Asian Products embrace Mediterranean Cusine) nga Masterchef Miltos Karoubas, Global Ambasador for Greek Gastronomy dhe pjesë e World Chef Club.
Recetat që u demonstruan ishin:
-“Sallatë Aziatiko-Mesdhetare me Domate Qershi”
-“Mini Brochette Qingji me Salcë Yakitori dhe Vaj Ulliri”
-“Pulë Satay me Salcë Tahini Satay dhe Vaj Ulliri”
-“Salmon me Salcë Curry, Verë dhe Lëng Portokalli”
-“Fileto Viçi me Salcë Soje, Salcë Gravy, Trumzë dhe Mjaltë”
-“Peshk Ton Tataki i Ftohtë i shoqëruar me Ponzu Dressing dhe Qitro”
Përdorimi i produkteve aziatike, salcave, erëzave, marinuesve në stilin Fusion për të krijuar pjata dhe receta të reja duke i kombinuar me Kuzhinën Klasike Mesdhetare është një nga trendet e reja që shumë shefa në botë praktikojnë për të pasuruar recetat e tyre por edhe për të bërë krijime dhe menu unike që i dallojnë restorantet e tyre nga të tjerët.
Ky aktivitet i rëndësishëm i kulinarisë, është pjesë e programit mësimor suplementar të Institutit Kulinar Neranxi, për të pasuruar dijet e studentëve tanë me eksperiencën e vyer të Master Chefave me famë botërore.
















