MasterClass me Chef Miltos Karoubas

Trendet e reja : Fusion (Kuzhine e Perzjere)

Nxjerrja e kostos, dhe menyra e llogaritjes se shpenzimeve per blerjet ne restorant dhe krijimi i menuse. Krijimi i stafit dhe pozicioni i chefit ne Kuzhine, roli qe ai ka ne punen ne skuader duke i dhene rendesine e duhur secilit pjesetar ne armaten e chefave.

Mardhenia e mire qe kuzhineret duhet te ndertojne me kamarieret qe jane ne sherbim.

Standardet e magazinimit te produkteve sipas normave te lejuara nga BE, ruajta e mishit apo produkteve te tjera qe mbahen ne ngrirje.

Shkrirja e tyre dhe hapat qe duhen ndjekur kur punon ne nje kuzhine te madhe hoteli apo resorti.

Plotesimi i standardeve te HACCAP, si te shmangesh ndotjet bakteriale duke respektuar ne menyre rigoroze udhezimet e nevojshme te rregulloreve per ushqimin.

Si te ruajme vlerat ushqyese te mishit te vicit gjate procesit te pjekjes, pa kaluar limitin e temperaturave te nevojshme.

Kujdesi qe duhet te kemi ne gatimin e mishit te pules dhe te gicit pasi jane dy nga mishrat me delikate per tu kontaminuar me salmonele. Nje semundje endogjene e cila nuk duket ne siperfaqe, ndaj duhet ruajtur temperatura 67-70 grade per pjekjen e tyre. E njejta temperature e nevojshme per te pjekur mishin e qingjit per ti eliminuar eren karakteristike qe ai ka.

Prezantimi i programit per ditet ne vazhdim dhe recetat qe do te demonstrohen nga Masterchefat e World Assosiation Chefs Societies

1-SHEF : VANGJELIS BILIBAS

Prezantimi I teknikave të reja : SOUS VIDE (NE VAKUM), Tymosja e pjatave dhe stilet e ushqimit

2- Shef pastiçerie: GIANNIS ZOGRAFOS

Krijimet e ëmbelsirave risite e erës se re

3-Shef: MILITOS KAROUBAS

Trendet e reja : Fusion (PERZIERJET)

PJESA E PARE:Prezantimi I teknikave : SOUS VIDE (NE VAKUM)

Tymosja e pjatave dhe stilet e ushqimit

Shefi ekzekutiv: VANGJELIS BILIBAS

Chicken balotine ( E mbushur me kerpudha te egra DUXEL, shkume djathi feta dhe perime te karamelizuara .

Teknikat : SOUS VIDE, espuma

2- ROCK STYLE OKTOPUS (tentakula oktapodi te gatuara me vere te ëmbël “Mavrodafnis” dhe rrënjë selinoje të shtypur me alga deti

Evente të tjerë

× Si mund t’ju ndihmojmë?