Instituti Kulinar Neranxi zhvilloi sot Masterclass të kuzhinës Japoneze me Masterchefin e famshëm japonez Toshiya Amatsu.
Një interes shumë i madh u shfaq nga studentët tanë për të njohur më mirë këtë traditë të mrekullueshme kulinarie.
Pasurimi i dijeve të studentëve tanë me një kulturë kulinarie shumë të pasur dhe të shëndetshme siç është kuzhina japoneze, i bën ata gati për tregun e punës nesër, për të pasuruar menutë e restoranteve.
Masterchefi Amatsu gjeti tek Instituti Kulinar Neranxi një gamë të gjerë produktesh aziatike të cilat Kompania Neranxi i ka përzgjedhur nga disa kompani të famshme në botë.










