Masterchef Toshiya Amatsu, sot, gjatë Masterclass të Kuzhinës Tradicionale Japoneze gatoi 3 receta të vjetra tipike të Japonisë.
Sot studentët mësuan si të gatuajnë:
– Noodles (Tempura Udon)
– Oyakodon (Chicken and Eggs on the Rice)
-Nitsuke (Simmered Fish)
Produkte japoneze, salca soje, erëza, marinuesit , uthulla orizi, sake, noodles, alga deti, dhe shumë produkte të tjera aziatike janë lehtësisht të aksesueshme pranë rrjetit të dyqaneve Neranxi Organik Market për të gjithë shefat e kuzhinës por dhe për amvisat apo blogerët e ushqimit të apasionuar pas recetave të shëndetshme.
Ky aktivitet i rëndësishëm i kulinarisë, është pjesë e programit mësimor suplementar të Institutit Kulinar Neranxi, për të pasuruar dijet e studentëve tanë me eksperiencën e vyer të Master Chefave me famë botërore.
Nëse jeni të interesuar për Masterclassat e ardhshme të kuzhinës japoneze ju lutem prenotoni në këtë numër:
Cel: +355686040205







