Kuzhina Shqiptare në Diasporë, IKN në Bruksel

Brukseli u vesh me kostumet karaskteristike të shefave të kuzhinës së Institutit Kulinar Neranxi duke i dhëne kryeqytetit të Europës ngjyrat e shijes tradicionale shqiptare. Ministri i diasporës Pandeli Majko i pranishëm në këtë event, falenderoi himarjotin Nikollaq Neranxi dhe kompaninë e tij që bëri të mundur sjelljen e një ane të bukur të Shqipërisë në Bruksel. Qytetarët dhe europarlamentarët të cilët zgjodhën të shkonin në sesion nga hyrja Altiero Spineli e Parlamentit u përshendetën me docentët e Institutit kulinar Neranxi dhe qytetaret e shumtë të diasporës dhe të tjerë belge, apo turistë që degustonin gatimet e kuzhinës tradicionale shqiptare. Ky projekt gjigand i Kompanisë Neranxi për të kultivuar kulturën e Shijes nëpër Shqipëri dhe Europë sapo ka startuar dhe priten surpriza të tjera.

Evente të tjerë