
Nikollaq Neranxi
Ideator dhe President i IKN
IKN, 16 vite histori suksesi!
Mbas 33 vitesh pune intensive në kompaninë “Neranxi”, ku aktiviteti ishte rritur shumë, me sugjerimin e disa specialistëve italianë të cilët vinin në Shqipëri për asistencë teknike për klientët e Neranxit, lindi ideja e një shkolle profesionale. Kjo sepse klientët kërkonin të dinin më shumë rreth profesionit që zhvillonin, pasi njohuritë e tyre ishin të kufizuara. Asistentët italianë ishin të mendimit që seminaret edhe pse të shpeshta, tashmë nuk mjaftonin dhe duhej patjetër që Kompania “Neranxi” të investonte në një shkollë të vërtetë profesionale kulinarie.
Presidenti i Kompanisë Neranxi, zoti Nikollaq Neranxi ishte shumë entuziast mbi këtë projekt. Mbase mund të ishte entuziasti i vetëm pasi në atë kohë, të investoje për një shkollë kulinarie, dukej një çmenduri. Shkolla kërkonte një buxhet marramendës dhe të rinjtë e asaj kohe nuk dukeshin shumë të prirur për tu bërë kuzhinierë. Mirëpo siç thotë një shprehje: “Sipërmarrësit e suksesshëm janë ata që kuptojnë se ka pak ndryshim mes pengesës dhe mundësisë dhe janë në gjendje t’i kthejnë të dyja në avantazhin e tyre.” Pra zoti Neranxi e dinte se ajo që në atë kohë dukej si pengesë, më pas do të kthehej në një mundësi të jashtëzakonshme.
Mundësi për të rinjtë shqiptarë të cilët në atë kohë po merrnin diploma në profesione që mund të mos i ushtronin kurrë, për ata të rinj të cilët të pashpresë zgjidhnin rrugën e emigrimit, por një mundësi gjithashtu edhe për tregun të cilit i mungonin profesionistët e vërtetë të kulinarisë.
Mësimdhënia, kurrikulat dhe punësimi me Agjencinë e Punësimit Neranxi
Prioriteti dhe fjala kyçe e formimit tonë profesional, është cilësia dhe kjo evidentohet që nga profesorët e deri tek cilësia e lartë e produkteve të përdorura në gatim. Në procesin e mësimdhënies, përparësi e veçantë i jepet praktikës mësimore e cila zhvillohet në laboratoret e pajisura me mjete bashkëkohore, në përshtatje me kualifikimin e kërkuar. Kohëzgjatja e studimeve është fleksibël, nga tre muaj deri në dy vjet, sipas specialitetit dhe kërkesës së studentëve. Tani kemi edhe vitin e tretë i cili ju diplomon si Master Chef-a. Shkolla ka hartuar kurrikulën e saj, që është e miratuar nga Ministria përkatëse. Kjo nënkupton se I.K.N lëshon për studentët e saj, mbas mbarimit të shkollës, çertifikata dhe diploma të cilat njihen brenda dhe jashtë vendit.
Studentët tanë, tashmë janë të punësuar të gjithë në Shqipëri, por disa janë punësuar në vendet fqinje si Greqi e Itali, por edhe në Gjermani, Zvicër, ShBA etj. Vitet e fundit madje, kërkesa e tregut ka qenë më e madhe se sa oferta jonë, megjithëse kemi diplomuar me mijëra të rinj.
Drejtuesit e Institutit Kulinar Neranxi janë krenarë jo vetëm për faktin se tashmë të gjithë studentët e tyre janë të punësuar, por edhe se shumica prej tyre kanë nisur biznesin privat me ndihmën e këshillimin e vetë shkollës. Në kemi Agjencinë e Punësimit Neranxi e cila kujdeset për punësimin e secilit student si dhe negocion për pagesat e tyre dinjitoze. Instituti gjithashtu ruan lidhjet me studentët e diplomuar, për të përditësuar njohuritë e tyre nëpërmjet organizimit të seminareve të hapura pa pagesë ku ftohen specialistë dhe shefa kuzhine kryesisht të huaj dhe të suksesshëm në vendet e tyre.

Elona Rrapaj
Drejtoreshë e Përgjithshme
Masterclass për të qenë në majat e kulinarisë
Masterclass është një leksion (class) i dhënë nga një ekspert i cili ka atributet e një masteri. Ai i mëson studentëve një disiplinë të caktuar. Masterclass realizohet nga profesionistë të një niveli të lartë, ku teknikat e tij iu a mëson studenteve. Masterclass është një term që përdoret shumë sot për të organizuar evente të mëdha, ku eshte e mundur t’i drejtosh edhe pyetje ekspertit, prandaj Masterclass kanë një vlerë didaktike të madhe!
Praktika e Masterclass ka disa kohë që aplikohet në shkollën tonë. Një informacion ekstra mbi risitë e kulinarisë botërore nga Master Chefa me famë ndërkombëtare, e mbështetur në disa shtylla:
- eksploro trendet e shijes
- në sinergji me inovatorët e kulinarisë
- zgjidh ushqimin që siguron shëndetin dhe jetëgjatësinë
- promovo jeten
