Shkolla subvencionohet nga Neranxi Group dhe partnerët e saj ndërkombëtarë. Shumica e studentëve që formohen në Institutin Kulinar Neranxi vetëfinancohen, por në vitet e fundit ka patur interes në rritje nga organizata jo qeveritare për të bashkëpunuar në fushën e formimit profesional dhe punësimit. Por edhe kompanitë ndërkombëtare të cilat bashkëpunojnë me Kompaninë Neranxi, kanë dhënë kontributin e tyre.
Pjesa më e madhe e studenteve vijnë nga familje me nivel mesatar të ardhurash, që kanë mundësi të përballojne tarifat e formimit, megjithatë shkolla mbështet edhe studentë me deshirë dhe talent, që vijnë nga familje të varfra, ose studentë me aftësi ndryshe. Pjesa më e madhe e studentëve jetojnë në Tiranë dhe shkolla ofron mundësi transporti, apo akomodimi në konvikt kur studentët vijnë nga rrethe të tjera të Shqipërisë si dhe nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi etj.
Instituti Kulinar Neranxi ka zgjedhur një staf docentësh me një eksperiencë të gjatë dhe të një niveli të lartë profesional.
Dy kanë qenë kriteret e përzgjedhjes së Docentëve në IKN :
Chef ekselentë të cilët kanë bërë emër me artin e tyre kulinar kudo ku kanë punuar.
Këta profesonistë me emër të madh dhe aq të aftë në laboratorët e kuzhinës, kanë ditur të jenë po kaq të aftë që t’i transmetojnë këto njohuri tek studentët e tyre. Mësimdhënia është një dimension që jo të gjithë profesionistët e kulinarisë e kanë, prandaj dhe ne kemi qenë të kujdesshëm në përzgjedhje dhe kemi arritur të kemi një staf akademik thjesht të përsosur.
– Nëse ke vendosur të bëhesh një profesionist të Institutin Kulinar Neranxi, duhet të kesh mbaruar patjetër shkollën 9-vjeçare, por edhe me të mesmen ose me Bachelor.
– Shkolla pranon të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i zi dhe çdo vend tjetër, të cilët njohin gjuhën shqipe. Pranojmë edhe studentë që flasin një gjuhë tjetër, por me kushte të tjera financiare.
– Ne ju sugjerojmë akomodimin më optimal nëse nuk jeni nga Tirana ose zonat rreth saj.
– Shkolla është 5 ditë në javë nga e hëna në të premte dhe çdo ditë zhvillohen mësime teorie dhe praktike.
– Ju do të filloni të gatuani që ditët e para, nën monitorimin dhe këshillat e docentëve si dhe do të degustoni çdo recetë të përgatitur vetë.
– Literatura e shkollës, uniforma dhe çdo gjë tjetër që ju duhet në rrugëtimin tuaj për tu bërë një profesionist me diplomë, do t’i gjeni në shkollë.
– Në fund të shkollës ju do të pajiseni me diplomë të miratuar nga ministria përkatëse dhe që njihet edhe jashtë.
– Gjatë kohës së studimit, ju mund të angazhoheni në sektorë të ndryshëm të “Neranxi Group” me orë të limituara dhe kundrejt pagesës, në mënyrë që të fitoni më shumë eksperiencë dhe të përmirësoni financat tuaja.