Kjo olimpiadë ka 10 vite që zhvillohet dhe kjo është hera e parë që Shqipëria merr pjesë. Presidenti i “Neranxi Group”, Z.Nikollaq Neranxi, në një status në facebook e konsideroi këtë përzgjedhje si shpërblimin më të madh të punës së bërë për të ndërtuar një shkollë me standarte perëndimore.
“Sot ndjehem kaq i shpërblyer për punën dhe sakrificën e madhe të bërë për 16 vite për të ngritur një institucion modern që mund të krahasohet me çdo shkollë kulinarie të famshme në perëndim. Dhe me gjithë pengesat e problemet e mëdha që kemi patur, për arsye që nuk varen nga ne, imagjinoni sa i fortë ka qenë motivimi dhe optimizmi ynë për të ecur përpara e për të investuar për këta të rinj që të bëhen shefat e së nesërmes.
Një institucion prestigjioz si YCO arriti ta vlerësojë këtë punë të madhe dhe të na përzgjedhë si të denjë për të garuar me të rinjtë e talentuar të shkollave më të mira të botës. “ The Young Chef Olympiad është një kompeticion botëror i cili zhvillohet që nga viti 2015, për 7 ditë me rradhë në disa qytete të Indisë dhe ditën e tetë, 10 më të mirët konkurojnë me njëri tjetrin për të fituar çmimin e madh. Finalja zhvillohet në Kalkuta, e konceptuar si një natë gala mjaft mbresëlënëse.
Nga nje test, bordi i shkolles perzgjodhi Dritelind Morinen, student i vitit te trete Mastechef ne IKN per te na perfaqesuar ne YCO.



















