Instituti Kulinar Neranxi bën provimet e teorisë dhe praktikës për vitin akademik 2023-2024

Masterchefat e rinj të Institutit Kulinar Neranxi kryen testin final teorik dhe praktik.

Nën monitorimin e një jurie profesionale dhe strikte, ata provuan njohuritë e përftuara gjatë 3 viteve studim në IKN.

Këta chefa të rinj, janë gati për të pushtuar tregun e punës, për të punuar dhe shërbyer në restorantet, hotelet dhe resortet më të mira brenda dhe jashtë vendit.

Ata përgatitën dhe gatuan dy menu të plota restoranti me bazë mishi dhe peshku, të cilat u degustuan nga një tjetër juri vlerësuese, siç ishin chefat e IKN, drejtues të Neranxi Group dhe IKN të cilët dhanë vlerësimin e tyre nëpërmjet një formulari të detajuar.

Pjatat sigurisht ishin të shkëlqyera, të gatuara me shumë shije, me profesionalizëm dhe kujdes, me produkte të zgjedhura për Ho.Re.Ca nga Kompania Neranxi.

Masterchefat e rinj bënë një performancë të përsosur dhe pjatat u pëlqyen shumë.

Ata janë gati për të shkëlqyer në kulinari.

ReplyForwardAdd reaction

Evente të tjerë

× Si mund t’ju ndihmojmë?