IKN zhvillon testin final të praktikës për vitet e para dhe të dyta në degët kuzhinë dhe pasticeri

Një konkurim i denjë, plot emocione dhe shije pjatash dhe recetash të realizuara me profesionalizëm nga studentët tanë, nën mbikqyrjen e komisionit dhe docentëve të IKN.

Pas një viti impenjativ ata derdhën gjithë dijen, mundin dhe talentin e përftuar në një vit mësimor, në pjatat që garuan me njëri-tjetrin për të shpallur dhe grupet më të mira fituese duke i shpërblyer më të mirët me titullin Top Chef dhe me bursa studimi për vitin e ri akademik 2024-2025.

Drejtori i IKN, z. @arbensinojmeri në fjalën përshëndetëse uroi studentët, duke shprehur mirënjohje dhe vlerësim për të gjithë chefat e rinj që do të kontribuojnë për të ndërtuar të ardhmen e Shqipërisë europiane duke punuar në fushën e Turizmit.

Ai falenderoi z. @nikollaqneranxi dhe @kompania_neranxi për kontributin dhe suportin e pakursyer që ndër vite e ka mbështetur studentë me bursa studimi dhe ka dhënë maksimumin për chefat e rinj, për tu çelur rrugën drejt suksesit!

Ishte një ditë emocionuese që na lumuroi të gjithëve.

Suksese të gjithë chefave të sapodiplomuar në Institutin Kulinar Neranxi!

Evente të tjerë

× Si mund t’ju ndihmojmë?