IKN solli shijen e traditës në “Ditën Naimiane” në Përmet

Një aktivitet i organizuar nga “Klubi Shkrimtarëve dhe Artistëve Naim Frashëri” si dhe Bashkia Përmet.

25 Maji në Përmet, është një ditë e mbushur me aktivitete artistike kulturore në nder të ditës së lindjes së atdhetarit dhe dijetarit Naim Frashëri.  Ky aktivitet bëri bashkë poetë ,artistë dhe dashamirës të poezisë në kujtim të njeriut që vendosi themelet e letërsisë kombëtare. Të gjithë të ftuarit dhe qyetatarët e Përmetit shijuan gatimet e Institutit Kulinar Neranxi ku nëpërmjet chefave te IKN përcollën shijen e mirë të traditës dhe gatime speciale me produkte nga Kompania Neranxi. Të pranishmit u përshëndetën nga drejtori i IKN Z. Arben Sinojmeri i cili shprehu mirnjohjen dhe respektin për  popullin mikrpitës përmetar që kanë ditur të trashëgojnë dhe kultivojnë vlera ndër breza.

Evente të tjerë

× Si mund t’ju ndihmojmë?