IKN prezantim dinjitoz në “The Young Chef Olympiad”, studentja Kristina Elezaj fiton çmimin “The Rising Star”

Instituti Kulinar Neranxi mori pjesë në The Young Chef Olympiad, i zhvilluar pak ditë më parë në Indi. Ky është kompeticioni më i rëndësishëm në planet i kuzhinierëve të rinj, ku Shqipëria mori pjesë për herë të parë e përfaqësuar nga studentja e kësaj shkolle Kristina Elezaj.

Një konkurs i konceptuar si një festë e bukur e traditave kulinare e 60 vendeve pjesmarrëve, The Young Chef Olympiad mirëpriti kësaj here Shqipërinë dhe u njoh me pjatat tradicionale shqiptare të cilat morën shumë komplimenta nga chefat dhe të ftuarit.

Shqipëria bëri një përfaqësim dinjitoz në këtë garë të kuzhinierëve të rinj dhe studentja jonë Kristina Elezaj arriti të rrëmbente çmimin e rëndësishëm The Rising Star.

Ajo u prit me duartrokitje dhe emocione të mëdha nga miqtë e saj dhe docentët e Institutit Kulinar Neranxi, aty ku të rinjtë e apasionuar pas kulinarisë bëhen chefat e talentuar të së nesërmes, por gjithashtu ata kanë mundësi të marrin pjesë në gara të tilla kaq dinjitoze si The Young Chef Olympiad sepse shkolla ofron standarte të niveleve më të larta ndërkombëtare. 

Evente të tjerë

× Si mund t’ju ndihmojmë?