IKN merr pjesë në FOOD & DRINK FESTIVAL 2018

U mbyll me sukses edicioni i trete i “Panairit Food & Drink Festival 2018” ku Instituti Kulinar Neranxi u perfaqesua denjesisht me stenden dhe chefat e kulinarise, pasticerise dhe miksologjise.

Instituti Kulinar Neranxi solli kulture gatimi, art, dhe pasion gjate 3 diteve te ketij panairi, te organizuar ne Expocity Albania.

Chefat dhe Studentet tane demonstruan live per te gjithe vizitoret e panairit receta dhe specialitete te ndryshme gatimi ne fushen e kuzhines, pasticerise, dekorit, food design, kokteileve dhe long drinks.

Panairi i dedikuar industrisë së ushqimit, pijes dhe veres u fokusuar në ruajtjen e traditës, krijimin e një platforme promovimi të zhvillimeve më të fundit të këtij sektori, duke ofruar jo vetëm një hapësirë ekspozimi por edhe aktivitete të tjera argëtuese.
Ky panair ka për qëllim prezantimin e këtij tregu në nivel vendas dhe më gjerë. Tre ditët e panairit u shoqërohen me aktivitete të ndryshme si degustime vere dhe produktesh të veçanta, show kulinarie, workshops rreth risive të sektorit te ushqimit dhe pijeve.

Evente të tjerë

× Si mund t’ju ndihmojmë?