Një festë e mrekullueshme e mbushur me gatime speciale të kuzhines italiane, të gatuara me mjeshteri nga chefat e Instituti Kulinar Neranxi!
Kompania Neranxi feston 30 vite të suksesshme në treg!
Ndaj këtë festë donim ta ndanim me qytetarët e Tiranës, me klientët që na kanë falur besimin e tyre, me konsumatorin shqiptar!
Njekohësisht ky event përkoi me fillimin e Edicionit te VI të Javës së Kuzhinës Italiane në Botë.
Falë nxënësve të Institutit Kulinar Neranxi, me Autobusin e Shijes udhëtuam nëpër traditën dhe perspektivat e kuzhinës Italiane me vetëdijen e të nxjerrit në pah të qëndrueshmërisë ushqimore.





































