Instituti Kulinar Neranxi mbështet OSAAB (Organization for the Support of Albani’s Abandoned Babies) Organizatën për Mbështetjen e Foshnjave të Braktisura në Shqipëri në organizimin e edicionit të 20-të të INTERANTIONAL HOLIDAY BAZAAR që zhvillohet si çdo vit në ambjentet e Hotel Rogner.
Pasticierët e Institutit Kulinar Neranxi edhe këtë vit përgatitën Shtëpi Biskotash (Gingerbread Houses) të cilat do të dekorohen nga anëtarët e organizatës OSAAB dhe njëkohesisht disa prej tyre bashkeshorte të ambasadoreve të huaj në Shqipëri:
Këto Shtëpi prej Biskote do të shiten dhe fitimet do të shkojnë për Projektin “Angel’s Cradle” që kujdeset për foshnjat që brektisen nga nënat që në maternitet ose shpeshherë edhe në rrugë.
Ejani të djelën, datë 8 Dhjetor 2019 nga ora 12.00 deri 20.00, në Hotel Rogner Tiranë të merrni pjesë, dhe të jepni edhe ju kontributin tuaj për këtë kauze kaq të ndjeshme.
Sillni me vete fëmijet dhe aparatin fotografik sepse Babagjyshi po ju pret!






