Sot, Instituti Kulinar Neranxi celi dyert per te gjithe ata studente qe zgjodhen kete shkolle profesionale per tu formuar dhe perfeksionuar ne ate qe ata kane pasion me teper, Kulinarine. Me poshte do te gjeni Fjalen e Rastit te mbajtur nga themeluesi i Institutit Kulinar Neranxi, Z. Nikollaq Neranxi.

“Të nderuar miq! Profesorë të Institutit Kulinar Neranxi, nxënës dhe prindër, si dhe dashamirës të shkollës tonë! Kam kënqësi por edhe emocion të veçantë, teksa shoh këtë ambient të mbushur me nxënës, me të rinj që kanë zgjedhur të mësojnë një profesion që ka të bëjë me fushën e kulinarisë. Jam i lumtur si dhe ndjehem tejet i shpërbyer, sepse sot shikoj që koha më dha të drejtë. Kur 7 vite më parë, unë hodha idenë për të bërë një shkollë të mirëfilltë kulinarie, njerëzve iu dukej diçka absurde. Ishte koha kur të gjithë rendnin pas një diplome juridiku, paçka se më pas mund të punonin edhe kamarierë.

Të vazhdoje një shkollë kuzhine nuk ishte në modë, madje ta përmendje si një aspiratë në tavolinat e bareve, mund edhe të talleshe nga miqtë. Megjithatë ne besuam në ëndrrën tonë, tek vizioni që patëm si dhe bindja, që një ditë shoqëria në përgjithësi dhe të rinjtë në veçanti do ta kuptojnë rëndësinë e këtij profesioni, na bëri të ecnim përpara. Proçesi i edukimit i bërë në mënyrë të përgjegjshme dhe profesionale, ka bërë që sot ne të evidentojmë lehtë një shoqëri të përparuar nga ajo e prapambetur. Prandaj dhe Instituti Kulinar Neranxi në këto vite ka rritur standartet në nivel mësimdhënieje dhe infranstrukture, dhe rezultatet nuk kanë vonuar.

Të diplomuarit e shkollës tonë nuk e kanë patur fare të vështirë të punësohen, sepse praktika në laboratore ka qenë pika jonë e fortë. Nxënësit dhe stafi i kësaj shkolle janë me fat, sepse shkolla mbështetet dhe financohet nga një gjigand i sipërmarrjes shqiptare, siç është Kompania Neranxi. Këtu nxënësit arrijnë të dallojnë se cilët janë përbërësit e duhur me të cilët mund të gatuhet, nga dallon një produkt nga një tjeter, sepse këtu punohet pranë një kompanie e cila sjell në Shqipëri markat më të mira perëndimore të ushqimeve.

Nuk mund te leme pa permendur Kompanine me te madhe qe operon sot ne te gjitha shtete e Europes dhe jashte saj Robo dhe njekohesisht ti falenderojme dhe ti urojme mireseardhjen ne hapjen eketij viti shkollor trashegimtari i kompanise Robo Andrea Faranda, drejtori i pergjithshem Roberto Lion si dhe Chef Alesandro. Që këtu kuzhinieri apo pastiçieri i ardhshëm edukohet të punojë brenda një standarti dhe të mos bëjë kompromise me të. Më pas, nxënësit angazhohen në evente të ndryshme, ku akoma në bankat e shkollës iu duhet të përballen me klientët dhe kërkesat e tyre.

Vlerat e shkollës sonë u panë në mënyrë konkrete këtë verë ku studentë të sapo diplomuar, jo vetëm që u punësuan menjëherë në restorante dhe pastiçeri prestigjoze, por u punësuan për të qenë asistentë kuzhinierë dhe falë dijeve të tyre u bënë menjëherë kuzhinierë. Këto janë fakte që na bëjnë krenarë. Një tjetër risi që mori jetë këtë verë, është bar, restorant Amos, i ngritur në breg të detit në Himarë, enkas për t’iu krijuar mundësinë nxënësve të kësaj shkolle që të punojnë gjatë sezonit të verës, një eksperiencë e vyer që i bën ata ekspertë pa marrë akoma në dorë dëshmitë apo çertifikatat.

Ky është një tjetër investim gjigand, me qëllimin e vetëm që të bëjmë diferencën nga çdo lloj tjetër shkolle kuzhine. Dhe sot ndjehemi të shpërblyer sepse të rinjtë e kuptuan se, të mësosh një nga profesionet e artit të kulinarisë, ke bërë një investim serioz për jetën tënde. Sot, të jesh kuzhiner, pastiçier, apo barman më në fund është dhe një trend, ajo është një aspiratë edhe e të rinjve shqiptarë. Sot ne kemi mes nesh pjestarë nga Federata Italiane e Pastiçierëve FIP (perfitoj nga rasti dhe ti pershendes Chef Antonino Mineo dhe Masimo Xhanbeluka). Edhe ata kanë ndjekur ëndrrën dhe pasionin e tyre dhe sot janë profesionistë të kërkuar ku tregu i punës mezi i pret dhe natyrisht i paguan shumë mirë.

Ardhja e tyre ketu nuk eshte e rastesishme padyshim qe kemi nje program te nenshkruajme kontrata per nje rruge te gjate.Gjithashtu risia tjetër e këtij viti akademik, ka të bëjë me binjakëzimin që shkolla jonë bën me një shkollë prestigjioze kulinarie italiane me një eksperiencë shumëvjeçare në dimplomimin e specialistëve të kulinarisë. Aajo quhet Italian Food Style Education (IFSE) me President Raffaele Trovato).Kjo shkollë do të vërë në dispozicion të Institutit Kulinar Neranxi, eksperiencen dhe gjithë ekspertizën e saj që për ne është shumë e domosdoshme për tu përsosur në punën tonë.

IFSE nuk është vetëm një shkollë kuzhine, por edhe një qendër ndërkombëtare për kërkime dhe studime të produkteve ushqimore. Filozofia e gatimit dhe e të ushqyerit aty, merr të tjera dimensione dhe ndjek një filozofi që ia vlen të përqafohet dhe ndjekur edhe nga shkolla jonë. Në këtë mënyrë për nxënësit tanë hapet edhe një mundësi tjetër për të thelluar dijet, duke bërë specializime dhe praktika pranë kësaj shkolle. Suksese të gjithëve!”
