Së bashku me chefat pasticierë fëmijët përgatitëm dhe dekoruam Shtëpi prej Biskote të cilat u kthyen në argëtimin e ditës për vogëlushët. Një eksperiencë e bukur që la mbresa fantastike tek ta dhe sigurisht do të mbetet si një nga kujtimet e ëmbla të Krishtlindjeve që po afrojnë.
Fëmijet shijuan biskotat gingerbread, muffins me çokollatë dhe lëpinë gishtat me krijimet e tyre të ëmbla. Një pjese e fëmijëve ishin dhe nga stafi i Kompania Neranxi të cilët ju bashkuan kësaj dite të veçante dhe të paharrueshme për vogëlushët.
Jemi të lumtur që mund të krijojmë së bashku kujtime të ëmla dhe eksperienca të bukura që të ngrohin zemrën në këtë prag festash.










