Drejtuesit e qytetit të Venecias vizitojnë IKN

Instituti Kulinar Neranxi ka patur dje disa vizitorë të veçantë, Z. Simone Venturini, Nënkryetar i Bashkisë Venezia për Mirëqënie Sociale, Turizëm, Shëndetësi e Zhvillim Ekonomik,  Dr. Alvise Canniello, Drejtor i Përgjithshëm i shoqatës Confesercenti Metropolitana dhe kolegë të tjerë.


Qëllimi i vizitës, siç u shprehën edhe vizitorët, kishte të bënte me  nevojën që ka sektori i Hoteleri-Turizëm në Venezia për fuqi punëtore. Ishte vlerësim shumë i madh për ne që këta drejtues të rëndësishëm të një qyteti turistik si Venezia, zgjodhën Institutin Kulinar Neranxi për të trajnuar dhe punësuar studentët tanë.
Vizitorët u impresionuan nga standartet e larta që gjetën në IKN dhe patjetër që panë ngjashmëri me shkollat e tyre më të mira kulinare, ato që ne i kemi si shembull dhe frymëzim çdo ditë në punën tonë.
Episode të tilla si kjo vizitë, janë shumë të rëndësishme në përditshmërinë tonë, sepse shërbejnë si konfirmime se po ecim në rrugën e duhur dhe kemi nivel të lartë në të gjithë komponentët; infrastrukturë, burime njerëzore, metodologji mësimdhënie etj.
Instituti Kulinar Neranxi mirëpret gjithmonë bashkëpunime si këto për tu siguruar studentëve të saj një të ardhme profesionale sa më të mirë.

Evente të tjerë

× Si mund t’ju ndihmojmë?