Drejtuesit e Autogrill në IKN, ofrojnë mundësi punësimi në Itali për studentët tanë

Instituti Kulinar Neranxi mendon gjithmonë për më të mirën e studentëve të tij.

Sot nis rrugëtimi me partnerin tonë më të ri “Autogrill Italia”, kompani prej më shumë se 75 vitesh në treg me mbi 4000 punonjës.

Firmosja e kontratës së bashkëpunimit mes nesh dhe “Autogrill Italia” ofron për çdo student të Institutit tonë mundësinë e artë të punësimit 3-6 muaj pas përfundimit të studimeve në çdo Autogrill në Itali.

Eksperiencë në një kompani lider në tregun Europian, pagë konkuruese dhe një kulturë pune që vlen sa një jetë; ndër të tjera këto janë ato çfarë punësimi në Itali në Autogrill ofron për çdo student që vendos të studiojë në Institutin Kulinar Neranxi.

Bëhu pjesë e jona tani!

Evente të tjerë

× Si mund t’ju ndihmojmë?