Institutit Kulinar Neranxi ka hapur dyert per vitin e 8-te te shkolles se Kuzhines dhe Pasticerise.
Studente te shumte ne numer kane trokitur ne dyert e kesaj shkolle per te marre nje profesion te denje per tregun e punes. Tashme i njohur ne mbare vendin dhe pertej kufijve, Instituti Kulinar Neranxi eshte kthyer ne simbol te cilesise dhe profesionalizmit per te gjithe ata qe duan te behen shefat e ardhshem me te miret ne vend.
Ky institucion eshte garancia e te marrit nje zanat dhe te siguruarit nje vend pune ne sektorin e kulinarise duke patur kerkesa te shumta nga vete restorantet, hotelet dhe resortet shqiptare, por jo vetem. Kemi patur studente qe jane formuar tek Instituti Kulinar Neranxi dhe kane siguruar pune lehtesisht edhe ne Europe. Ndaj sot ndihemi krenare qe ketij kontigjenti te larte studentesh mund ti pergjigjemi me laboratore bashkekohore, me lende te para te certifikuara dhe me mesimdhenie profesionale nga shefat dhe profesoret me te mire Europiane dhe Shqiptare.
I urojme suksese studenteve dhe stafit pedagogjik duke qende te bindur se do kemi perpara nje vit fantastik me plot suksese dhe arritje ne te gjitha deget.













