Çelja e vitit të ri akademik 2017-2018, ceremonia

Sot ishte ceremonia e celjes se vitit te ri Shkollor 2017-2018.
Nje vit i ri plot sfida na pret, ndaj dhe sot jemi te gjithe bashke, gati te fillojme nga puna!
Studentet kane mbeshtetjen e profesoreve dhe specialisteve ne rrugen qe kane zgjedhur qe profesioni i tyre te jete jo vetem i bukur por edhe argetues me eksperienca kulinare qe pasurojne formimin e tyre dita-dites.

Ne takim pershendeten, drejtuesja e shkolles Elona Rrapaj, stafi pedagogjik dhe themeluesit e Institutit Kulinar Neranxi, Administratorja Zj.Nurie Neranxi dhe presidenti i Shkolles Z. Nikollaq Neranxi.

Arsimi profesional duhet të përgatisë studentët për botën reale – që të mësojnë të japin më të mirën dhe të tregojnë iniciativë, të jenë në gjendje të punojnë në ekip dhe të zhvillojnë aftësi të mëdha profesionale. Zhvillimi i aftësisë për të menduar në mënyrë krijuese është shumë e rëndësishme, si dhe të kesh kuriozitet për të eksploruar fushën ku po mëson me interes, pasion dhe dëshirë për të ecur përpara. Mbi këto parime u bazuam kur 9 vjet para themeluam Institutin Kulinar Neranxi.

Instituti Kulinar Neranxi i ka hartuar programet që të jenë plotësisht të përshtatshëm me atë çka kërkon tregu i punës sot.

Një vlerë e shtuar e këtij bashkëpunimi ështe dhe Giz Albania, që në vitin e dytë të kësaj miqësie me Institutin Kulinar Neranxi, studentëve u krijohen mundësi të reja për punësim edhe në Europë, në një prej vendeve më të zhvilluara siç është dhe Gjermania. Ky është qëllimi dhe angazhimi ynë. Tu hapim dyert të gjithëve për mundësi të barabarta ku ai që punon dhe lodhet shumë, edhe paguhet shumë!

Faleminderit prindër për mbështetjen tuaj të vazhdueshme në edukimin e fëmijëve tuaj duke na besuar ne të ardhmen e tyre profesionale. Instituti Kuliar Neranxi është hapi juaj për të ardhmen e sigurtë.

Evente të tjerë