Nikollaq Neranxi, fjala përshëndetëse.
Përshëndetje të gjithëve dhe mirë se keni ardhur! Si President i Institutit Kulinar Neranxi, bashkë me stafin tim, kemi 13 vite që presim dhe përcjellim breza të rinjsh, të cilët janë diplomuar si specialistë në degë të ndryshme të kulinarisë. Vitet e para, kemi patur dilemat tona se si do të përshtateshin këta të rinj me tregun e punës, çfarë do mendonin punëdhënësit për ta, çfarë do mendonin kolegët, klientët gjithashtu. Ishte një eksperiencë e re për të gjithë ne.
Por një gjë e dinim me siguri nga rrugëtimi i gjatë që kemi bërë në Kompaninë Neranxi, se puna e mirë, gjithmonë shpërblehet. Suksesi nuk është gjë tjetër, veçse rezultati që merr nga impenjimi për t’ia dalë mbanë. Ky është një rregull universal.
Dhe në fakt ne ia dolëm, madje diplomuam profesionistë të cilët ishin shumë më lart se sa kriteret që kishte përcaktuar tregu i punës.
Ne vijojmë të ruajmë standarte shumë të larta. Çdo vit akademik ngrejmë cilësinë, sepse unë kam një filozofi timen; çdo gjë e bërë mirë, mund të bëhet edhe më mirë.
Dhe ja ku jemi sot, kemi një shkollë me standarte që mund të krahasohet vetëm me disa nga shkollat kulinare më të mira perëndimore, sepse në vend dhe rajon, pa modesti e themi, nuk ka shkolla si e jona.
Natyrisht kemi punuar shumë, por edhe të rinjtë që kanë zgjedhur shkollën tonë, na kanë frymëzuar dhe nxitur që ne të perfeksionojmë çdo hallkë që ka të bëjë me procesin mësimor, të modernizojmë infrastrukturën dhe të perfeksionojmë ambientet didaktike.
Unë gjithmonë ju them studentëve të Institutit Kulinar Neranxi, se duke zgjedhur këtë shkollë dhe këtë profil, ju keni vendosur jo vetëm të ardhmen tuaj profesionale, por edhe standartin tuaj të jetës. Me këtë profesion, nuk mërzitesh kurrë për aspektin kreativ që ka, natyrisht lodhesh si çdo punë tjetër, por ama shpërblehesh më tepër se shumë profesione të tjera për të cilat mund të duhet dhe një shkollim më i gjatë dhe më i vështirë. Kështu që ju bëj komplimentat e mia për inteligjencën në zgjedhje.
Teksa ju shoh të gjithëve këtu, arrij të parafytyroj se ku do të jeni pas një, dy ose tre vitesh. Besoj e dini se ju punësoheni menjëherë sapo diplomoheni dhe këtë ju a siguron Agjencia e Punësimit Neranxi.
Ndërsa këtë vit kemi edhe një plan tjetër për disa prej jush. Në fund të vitit akademik, Kompania Neranxie cila ka qenë gjithmonë edhe një mbështetës i madh financiar për bursat tuaja, do të ofrojë kontrata pune për disa prej jush, në sektorë të rinj që do të hapen së shpejti. Bashkëpunimi i ardhshëm me ju si profesionistë, pra jo më si studentë, do të jetë një kënaqësi e veçantë për ne. Nga ju kërkojmë të mësoni shumë dhe të vendosni objektiva maksimale për veten.
Po lexoja intervistën e një master shefi të famshëm botëror.
Gazetari e pyet se cili është sekreti i suksesit tënd. Ai përgjigjet: përkushtimi ndaj punës, pasioni ndaj kulinarisë dhe dëshira për të shprehur talentin tim.
Edhe ju mund të bëheni super starë të kulinarisë nëse që tani në shkollë, vendosni këto objektiva.
Dhe së fundi, dua t’ju kujtoj misionin më të rëndësishëm që ka një specialist kulinarie i cili na shoqëron në punën tonë të përditshme në shkollë dhe në Kompaninë Neranxi. Nuk është vetëm shija e mirë e një recete, por edhe sa kontribuon ajo në shëndetin tonë. Me ushqimin, parandalohen, madje edhe luftohen sëmundje. Me ushqimin e duhur, sigurohet jetë e gjatë dhe pa sëmundje. Ne ju a mësojmë këtë në shkollë, duke ndërthurur punën e kuzhinierit me atë të shkencës së nutricionit. Ju do keni fatin të punoni me produkte të cilësisë maksimale të siguruara nga Kompania Neranxi dhe pas kësaj, nesër do ta keni të pamundur të pranoni në punën tuaj, kompromise në dëm të cilësisë.
Nuk e di se sa keni lexuar biografi mbi kuzhinierët më të famshëm të botës, por do ju them vetëm një detaj, kur i vlerësojnë si më të mirët, kriteri kryesor është përzgjedhja e përbërësve cilësorë në gatim, gjë që edhe ju do ta mësoni në shkollë.
Dhe një kulturë kulinarie me kaq shumë dimensione, do t’ju sigurojë, sukses të padiskutueshëm në profesion. Jam i bindur që ju do të keni ambicie për të qenë kudo të parët!
Ju uroj suksese!
































