Çelja e vitit akademik 2019-2020 në IKN

Shefat e gjeneratës tjetër përgatiten në Institutin Kulinar Neranxi! Ky është misioni ynë, të promovojmë një edukim dhe kulturë të mbështetur në vlerat më të mira të kulinarisë dhe kuzhinës së shëndetshme të jetëgjatësisë.

Instituti i Kulinarisë Neranxi çeli vitin e ri Shkollor 2019-2020. Në një organizim tejet të vecante me pjesmarrje , të nxënësve, docentë, prindër, drejtues të kompanisë Neranxi, drejtues të kompanive Europiane , drejtues të shoqatave të Turizimit, Hotelerive,dhe Bujtinave ,me pranine e trupit diplomatik , nisi kështu viti i 11-të akademik i Institutit Kulinar Neranxi.

Kompania familjare Neranxi, tashme prej 30 vitesh që operon në treg në sektorin ushqimor, vjen cdo vit me risi duke ofruar kështu një shkollë kulinarie të standarteve perëndimore, ku numërohen mijëra studentë të diplomuar në Institutin Kulinar Neranxi, tashmë të punësuar, në restorante, pastiçeri, hotele, resorte, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në Europë, pasi diploma nga Instituti Nernaxi njihet brenda dhe jashtë vendit.

Por jo vetem kaq, ky Institut me politikat e saj ka krijuar hapsira per te gjithe te rinjte me mundësi modeste financiare, që të regjistrohen, pasi gjysmën e bursës ia mundëson Kompania Neranxi dhe Kompanitë ndërkombëtare si ,Giz Albania me Projektin e saj ProSID

11 vite aktivitet, kanë krijuar tashmë identitetin dhe besueshmërinë e markës Neranxi. Rezultatet flasin më shumë se sa fjalët. Mbi dy mijë të rinj të diplomuar dhe të gjithë të punësuar, me bagazhin dhe kompetencat e profesionistëve të vërtetë.

Kurse 3-6 dhe 9 mujore për kuzhinier, pasticier, barman, picajolë etj. Shkollë një dhe dy vjeçare dhe sivjet sjellim shkollën tre vjeçare për master chef! Diplomë që njihet brenda dhe jashtë vendit. Laboratorë modernë, docentë shqiptarë dhe të huaj, komitet shkencor profesionistësh ekspertë të fushës, materiale didaktike të nivelit perëndimor! Network me disa shkolla të famshme kulinarie në Itali.

Kompania Neranxi ndoshta eshte nga te vetmet kompani qe eshte ne mbeshtetje te atyre te te rinjeve me nevoja speciale specialë të cilët kjo kompani do t’i ketë nën kujdes të veçantë.

Nje nga ata quhet Edison Bruka I cili e ka me pasion kulinarinë . Vete Presidenti Z.Neranxi theksoi se Edisoni të jetë nën kujdesin e tij dhe të stafit dhe kur të mbarojë shkollën, do ta mbajnë në kompani. Nje tjeter rast eshte ai i Andreas i cili flet vetëm me gjuhën e shenjave, por edhe me gjuhën e zemrës. Ai sot është bërë një profesionist i jashtëzakonshëm në prodhimet brumit dhe ne të gjithë e duam dhe ndjehemi të lumtur që e kemi mes nesh, vijon Presidenti Neranxi ne fjalen etij.

Një rrugëtim pasioni një të ardhme të ndritur ,kjo per faktin se pasi te mbaroni studimet, punën ju a gjejnë po familja e madhe Neranxi , brenda apo jashtë vendit, me anë të Agjencisë së Punësimit Neranxi. NJe tjeter risi qe garanton te ardhmen profesionale te te gjithe atyre qe iu bashkohen ketij Instituti

Ne 11 vite aktivitet, shkolla është rritur aq shume, sa as unë vete nuk e kisha parashikuar, thote Z Neranxi .Vjet kishim rreth 1500 studente të cilët ose janë punësuar ose vijojnë studimet ne vitin e dyte! Shkolla ka qenë një eksperience e jashtëzakonshme! Kemi mundur te njohim me mire të rinjtë shqiptare si dhe problemet e familjeve te tyre!Duke pare te rinj te pasionuar, por me mundësi modeste ekonomike, Kompania Neranxi ne bashkëpunim me Kompanitë ndërkombëtare furnitorë, ka mundësuar gjysmë burse për shume te rinj. Meqe që ka akoma kërkesa, kam vendosur qe këtë mundësi t’ju a jap përsëri këto dite te fundit para hapjes se shkollës, atyre te rinjve qe e kane te pamundur për të paguar!

Hajdeni t’ju ndihmojmë ne, sepse shkolla e ka parësore misionin e saj social ne ndihme te te rinjve që vijnë nga familjet e varfra! Hajdeni në familjen e madhe Neranxi qe te merrni një profesion te bukur, i cili do ju japë kënaqësi dhe pavarësi ekonomike. Eshtë kjo ftesa mikpritese e presidentit të Kompanisë Neranxi.

Fjala e plote e z. Nikollaq Neranxi, President i Kompanise Neranxi

Përshëndetje të gjithëve, nxënës, docentë, prindër, drejtues te kompanise Neranxi, drejtues te kompanive Europiane qe ne bashkepunojme dhe qe jane prezent sot ketu. Te nderuar Ambasadore dhe të ftuar. Jemi sot këtu për të çelur vitin e 11 akademik të Institutit Kulinar Neranxi. Kjo shkollë tashmë e ka shkruar historinë e saj të suksesshme, jo thjesht për faktin se ka 11 vite aktivitet, por sepse është unike në llojin e saj, në Shqipëri dhe në rajon.

Siç e dini, Kompania familjare Neranxi, ka rreth 30 vite që operon në treg në sektorin ushqimor, dhe mbase kjo ka qenë arsyeja që ne, qysh në vitet e para të shkollës, e kemi ngritur shumë lart stekën e kërkesave, për të patur një shkollë kulinarie të standarteve perëndimore, edhe pse ishim pa konkurrentë. Kjo, sepse ne e dinim se sa shumë i mungonin tregut profesionistët e kulinarisë. Personalisht nuk jam kënaqur asnjëherë dhe nuk kam ndaluar për asnjë moment investimin për këtë shkollë, me qëllim përsosjen e saj, të vetëdijshëm se ne jemi duke kryer një mision të madh.

Misioni ka dy komponentë. E para është puna me të rinjtë. Ne kërkojmë çdo ditë t’i ndërgjegjësojmë ata, që kësaj shkolle t’i marrin maksimumin dhe nga ana tjetër, ne stafi drejtues dhe ai akademik, punojmë që çdo ditë ta ngrejmë një shkallë më lart nivelin e mësimdhënies, sepse ky profesion nuk ka fund dhe për këtë arsye ne duam që këtyre studentëve, tu ndërtojmë themele të forta tek Instituti Kulinar Neranxi.

Ne iu themi vazhdimisht nxënësve tanë që kulinaria para se të jetë art, është shkencë, prandaj duhet që të studjoni shumë dhe seriozisht çdo ditë.

Padyshim, kjo punë kaq e madhe, ky profesionalizëm dhe kjo përkujdesje, i ka dhënë tashmë frytet e saj.

Ata mijëra studentë të diplomuar në Institutin Kulinar Neranxi, tashmë janë të gjithë të punësuar, në restorante, pastiçeri, hotele, resorte, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në Europë, meqë diploma jonë njihet brenda dhe jashtë vendit. Dhe janë më të mirët aty ku kanë shkuar duke na bërë krenarë dhe të lumtur për rezultatet e tyre.

Për t’i ndihmuar deri në fund të rinjtë që zgjedhin logon Neranxi, ne sivjet kemi hapur Agjencinë e Punësimit Neranxi, një mundësi punësimi për studentët tanë të cilët sapo të diplomohen, e kanë të garantuar punën, dhe ky shërbim iu ofrohet pa asnjë pagesë.

Ndërkohë një tjetër risi këtë vit është edhe shkolla 2+1 për studentët më të mirë të cilët duan të bëhen Master Chef. Mos harroni, me të vërtetë do bëni sakrifica duke bërë 3 vite shkollë, por një master chef punon me një super rrogë, që edhe unë e kam zili.

Prandaj unë ju nxis të bëheni Master Chefa. Madje edhe në këtë sektor, ne kemi politikat tona mbështetëse. Nëse kemi studentë të talentuar që kanë bërë dy vite shkollë, por nuk kanë mundësi ekonomike të bëjnë vitin e tretë, ne i ndihmojmë me bursa, sepse nuk duam të humbasim mundësinë për të pasur një Master Chef më shumë në tregun e punës.

Dhe meqë jemi te bursat, në njoftimet që kemi bërë në media apo rrjete sociale, kemi nxitur të gjithë ata të rinj me mundësi modeste financiare, që të vijnë të regjistrohen, pasi gjysmën e bursës ia mundëson Kompania Neranxi dhe Kompanitë ndërkombëtare furniture,Giz Albania me Projektin e saj ProSID(Proseed).

E kemi bërë me dëshirë shumë të madhe këtë investim dhe në këmbim kemi marrë kaq shumë falënderime dhe bekime nga të rinjtë dhe prindërit e tyre. Tani detyra e tyre është që të mësojnë shumë, në mënyrë që investimi i prindërve dhe i yni, të shpërblehen.

Ne jemi shumë të lumtur kur ju keni rezultate.

Këtë vit Instituti Kulinar Neranxi ka shtuar disa laboratore, klasa të reja si dhe disa ambiente të tjera polivalente, për arsye të fluksit të madh të nxënësve, në mënyrë që sasia të mos e cënojë cilësinë. Me siguri do ndjeheni shumë mirë dhe shumë komodë në ato ambiente.

Unë kam besim që ky vit do të jetë i jashtëzakonshëm. Ne kemi mes nesh edhe disa të rinj shumë specialë të cilët Kompania Neranxi do t’i ketë nën kujdes të veçantë.

Kam dëshirë t’ju prezantoj njërin prej tyre, ai quhet Edison Bruka. E ka shumë me qejf kulinarinë dhe ne do ta mësojmë. Do të jetë nën kujdesin tim dhe të stafit dhe kur të mbarojë shkollën, do ta mbajmë këtu në kompani. Ju kujtoj edhe rastin e Andreas i cili flet vetëm me gjuhën e shenjave, por edhe me gjuhën e zemrës. Ai sot është bërë një profesionist i jashtëzakonshëm në prodhimet brumit dhe ne të gjithë e duam dhe ndjehemi të lumtur që e kemi mes nesh.

Prandaj unë them shpesh, se ne jemi familja e madhe Neranxi, sepse këtu ne jemi të gjithë si një familje që kujdesemi për njëri tjetrin dhe gëzohemi për sukseset e njëri tjetrit.

Ju uroj një vit shkollor sa më të mbarë për të gjithë!

Evente të tjerë