Ambasadroja e Republikës së Sllovenisë, Zj. Lea Stancic, e shoqeruar nga Drejtoresha e Kolegjit per Catering dhe Hoteleri-Turizem “Maribor” Zj. Helena Cvikl, vizituan Institutin Kulinar Neranxi dhe celen bisedimet per bashkepunimet e ardhshme dhe binjakezimin e dy shkollave gjate vitit te ri shkollor 2016-2017.

Ato u priten nga Presidenti i Institutit Z. Nikollaq Neranxi dhe nga administratorja e Institutit Kulinar Neranxi, znj, Nurie Neranxi dhe stafi i shkolles. Ato vizituan laboratoret dhe shprehen kenaqesine e te paturit nje institucion te Kulinarise me standarde Europiane edhe ne Shqiperi.

Nga takimi u nxoren konkluzione se studentet e Institutit Kulinar Neranxi de te zhvillojne praktika mesimore per vitin 2016-2017 ne Kolegjin “Maribor” me qender ne Slloveni ku do te njihen me kuzhinen tradicionale sllovene, dhe studentet e kulinarise se Maribor do te vizitojne Shqiperine per ta njohur ate, duke bere praktike tek Institutit Kulinar Neranxi dhe nepermjet tij do te njohin Guzhine Tradicionale Shqiptare.





