Ambasadori i Japonisë viziton IKN, bashkëpunim për traditën e kuzhinës japoneze

Sot patëm kënaqësinë të prisnim në një vizitë pune, në ambientet e “Neranxi Group”, shkëlqesinë e tij, Z. Takada Mitsuyuki, Ambasador i Japonisë në Shqipëri si dhe Z. Izumi Akihiro, Zv. Ambasador e Znj. Ariola Feraj, e departamentit politik dhe ekonomik.

Shkëlqesia e tij, Z. Mitsuyuki u njoh nga afër me aktivitetin e “Neranxi Group”, si dhe shfaqi interes të veçantë për “Institutin Kulinar Neranxi”. Ambasada e Japonisë në Shqipëri, nën kujdesin e veçantë të Z. Ambasador, ka vendosur të bashkëpunojë me shkollën tonë, për të promovuar kuzhinën japoneze. Ata do të sjellin specialistë kulinarie nga vendi i tyre për të demonstruar në IKN gjithë traditën e tyre në gatim, e cila duhet thënë që është e larmishme, e shijshme, e veçantë dhe mbi të gjitha shumë e shëndetshme.

Impresionuese për të ftuarit, ishte dhe gama e gjerë e produkteve aziatike që “Kompania Neranxi” sjell për konsumatorët shqiptarë, mënyrën si i gatuajnë studentët tanë, por edhe laboratorët e dedikuara për kuzhinën aziatike, ishin gjithashtu pjesë e vizitës dhe kuriozitetit të mysarirëve tanë.

Familja Neranxi dhe drejtuesit e “Neranxi Group” falenderojnë nga zemra shkëlqesinë e tij, Z. Mitsuyuki për konsideratën dhe fjalët e mira për markën Neranxi, duke shprehur bindjen se ky bashkëpunim do të jetë shumë i suksesshëm.

Evente të tjerë