Neranxi Group shkoi në Përmet me autobuzin e shijes këtë të shtunë që lamë pas. Aty ata gatuan për qytetarët e Përmetit, docentë dhe studentë të Institutit Kulinar Neranxi, natyrisht me produktet cilësore nga Kompania Neranxi.
Ky event ka qenë një show i vërtetë ashtu siç di ti bëjë eventet marka Neranxi.
Përgjatë gjithë ditës u demonstruan gatime të ndryshme Street Food Gourmet, një koncept i ushqimit të rrugës, por i modernizuar dhe mbi të gjitha i shëndetshëm.
Jemi të bindur që ky event ishte një sukses duke patur parasysh që populli i Përmetit shquhet për gatimet e mrekullueshme dhe e vlerëson shumë kulinarinë dhe çdo risi të saj, prandaj dhe ne këtë tour e nisëm pikërisht nga Përmeti







