Recete nga Chef Indrit Cela

Recete nga Chef Indrit Cela

Përbërësit për dy persona:

200gr fileto gjel deti (mishi i bardhë)

fletë Alga Nori
Salcë Soje Kikoman
Vaj Susami
Salcë Teriaky

Salcë Guacamole Poco Loco

1 Kastravec
 Rrjetë Bambuje (si për sushi)

Piper Kubeba 
Kripë Himalaje

Përgatitja:

Marrim fileton e presim në copëza 5×15 cm, e marinojmë me salcë soje, kripë himalaje, piper Kubeba dhe e mbeshtjellim si sushi mbi fletën e Algës Nori.

E mbeshtjellim me membranë dy herë dhe e rrotullojmë si karamele deri sa të bëhet rrethore.
E fusim për 10 min në një tenxhere me ujë që po vlon. E nxjerrim nga uji, i heqim membranën dhe e presim në copëza nga 3-4 cm njesoj si sushi.

E marinuar me salcë teryaki dhe vaj susami, e vendosim në një pjatë duke e dekorojme me kastravec të prerë hollë dhe shërbejmë me salcë guacamole.

Ju beftë mirë.